Rama: Gara në parti është reale
Kandidati për kryetar të Partisë Socialiste, Edi Rama, pas votimit të tij, në qendrën e votimit pranë njësisë bashkiake Nr. 2, u shpreh se gara është reale. Gara është reale tha ai pasi votoi, duke premtuar të ndalë në të ardhmen projektin e përbashkët të treshes Berisha-Meta-Nano. “Ky është një proces i natyrshëm dhe njëkohësisht real dhe për këtë arsye ka qenë një proces që ka pasur vështirësitë e veta, ashtu sikundër ka qenë një proces të cilin Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, kompania e tyre, altoparlantët e tyre, kanë bërë çmos që ta përbaltin, që ta cenojnë, që ta zhvleftësojnë, sepse është një proces i bukur, real që tregon që në fakt PS është vërtetë forca më e madhe dhe më demokratike në Shqipëri”, deklaroi Edi Rama.