E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 32-vjeçari, dogji pyllin

 

TIRANE - Një 32-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, pasi i ka vënë zjarrin pyllit të fshatit, duke rrezikuar disa banesa në fshatin Zall-Mner. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Zall-Mner, në periferi të Tiranës. Bilal Gjoni, nga Zall-Bastari rezultoi se është ideator dhe autor i vënies me qëllim të zjarrit në pyll. Policia sqaroi se autori i ngjarjes, në rrethana ende të pasqaruara, i ka vënë zjarrin pyllit të fshatit, ku për pasojë janë djegur 25 dynymë pyje. Grupi hetimor, i cili shkoi në vendngjarje ka konstatuar tre vatra zjarri. Policia tha se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë, për veprën penale të "shkatërrimit të pronës me zjarr". 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›