Dajti letër gjykatës: Mbahem i lidhur me zinxhirë
TIRANE- Autori i masakrës së 7 Gushtit, Dritan Dajti ankohet për kushtet në të cilat mbahet. Në deklaratën e firmosur prej tij që i është dorëzuar sot gjykatës Dajti ankohet për kushtet në të cilat ai mbahet. “Askush nuk më jep përgjigje për cfarë arsyeje mbahem 24 orë i lidhur me zinxhirë pas krevatit” - thekson Dajti në letrën dorëzuar gjykatës.
Dajti pretendon se deri tani nuk është njoftuar për tu paraqitur në seancat e zhvilluara në ngarkim të tij, ndërsa ka refuzuar të marrë pjesë në seancën e sotme.
Në këto kushte avokati i caktuar për të bërë mbrojtjen e Dritan Dajtit, Arben Qeleshi ka deklaruar dorëheqjen e tij, ndërsa gjykata ka caktuar Valentina Teodoreskun si avokate mbrojtëse të të akuzuarit për vrasjen e 4 oficerëve të policisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)