Femijet pa ushqime, disa dite, prinderit i marrin
POLICAN- U larguan nga shtepite e tyre per t'i shpetuar ngujimit, por po perballen me mungesen e ushqimeve, c'ka i ka detyruar prinderit t'i marrin ne banesa. Qendra e Femijeve te Ngujuar ne qytetin e Policanit, qe prej disa javesh nuk ka asnje mundesi financiare per te mbajtur femijet e ngujuar ne ambientet e saj. Pas shume debatesh, ne alarm jane vene shume familje te femijeve nga Veriu i vendit, te cilet jane njoftuar nepermjet medias per mungesen e fondit te ushqimeve prane qendres dhe disa prej tyre, madje tre ditet e fundit, nuk kane nguruar te udhetojne drejt Policanit me qellim per te marre femijet. Nje ngerc i krijuar nepermjet drejtorise se kesaj qendre dhe Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, nga ku dhe varet qendra, ka bere qe prej disa javesh mos te levrohet fondi per ushqimin e femijeve. Deri dy muaj me pare, kjo qender administrohej financiarisht si "Shoqata e Femijeve te Ngujuar" dhe financimi per ushqimin e 30 femijeve behej nga te ardhurat e qendres, bashkia e Policanit dhe nga shoqata jofitimprurese. Prej me teper se nje vit e gjysme, drejtoresha e saj Liljana Luani mundesoi administrimin e qendres, duke marre persiper mbajtjen e plot 30 femijeve, ne nje godine ne dalje te qytetit. E.H.