E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Hetimet e '21 Janarit' s’cojnë askund, vrasësit në qeveri

TIRANË-“Vrasësit e 21 Janarit mbeten të lirë, urdhëruesit e vrasjeve qeverisin”, kanë qenë fjalët e nje pershkrimi rreth ngjarjeve të 21 Janarit qe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama  i ka vendosur sot në ballinë të blogut personal. Pasazhi i publikuar në blog duket si një shenjë kujtimi që Rama e përdor në prag të përkujtimit të protestës opozitare të 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona.
Rama shprehet se hetimet me prova të manipuluara vetëm sa po mbajnë në krye të qeverisë cdo janar ‘urdhëruesit e vrasjeve’.

“...tek po mbushet viti i vrasjeve të 21 janarit, vrasësit enden të lirë, urdhëruesit e vrasjeve qeverisin, familjet e të vrarëve pyesin të dëshpëruar se kur do vendoset drejtësia për vrasjen e njerëzve të tyre, prokuroria endet në labirinthin e provave të manipuluara dhe gjurmëve të fshira opozita ngulmon tek domosdoshmëria e drejtësisë, ndërkombëtaret presin në heshtje rezultatet e një hetimi që pa qëndrimin pa ekuivok të botës demokratike ndaj masakrës së 21 janarit, nuk do të cojë askund deri kur janarët t’i gjejnë në pushtet ata që urdhëruan vrasjet, të cilët pushtetin gjyqësor e kanë kthyer në varrmihësin e krimeve të tyre”, citohet në blog ku thënia shoqërohet me një foto të një personi të vrarë. Fotoja që është e një prej personave që mbeti i vrarë në bulevard është ekspozuar së fundmi në ekspozitën e sapohapur të Gerhard Richter në Tate Modern të Londrës, Britani.

Ne demonstraten e 21 Janarit mbeten te vrare nga plumbat, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›