E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Akuzat e Marti te stimuluara nga ultranacionalistet serbe

Presidenti i Republikes paraqiti dje qendrimin zyrtar te Shqiperise Te gjitha genjeshtra te pabazuara ne fakte


TIRAN - Presidenti i Republikes Bamir Topi ka paraqitur dje qendrimin zyrtar te shtetit shqiptar ne lidhje me akuzat e anetarit te Asamblese Parlamentare te KE-se Dik Marti qe ne Shqiperi eshte bere trafik organesh nga UK e drejtuar nga Hashim Thaci. Sipas Presidentit te gjitha akuzat jane stimuluar nga qarqet ultranacionaliste serbe.


Presidenti i Republikes se Shqiperise denon ashper te gjitha akuzat e pabazuara ne prova konkrete dhe pandehmat e endura me nje rrjete thashethemesh te cilat duken sikur jane te gatuara ne kuzhinen e dale mode te qarqeve te caktuara ultranacionaliste qe per fat te keq vazhdojne te ekzistojne ne Ballkan ne nje territor ku kohe pas kohe zbulohen varreza masive te gjenocidit te pashembullt te forcave serbe te Milloshevicit dhe ku ende strehohen kriminele lufte te kerkuar nga Gjykata Nderkombetare e Hages - tha dje zedhenesja per shtyp e Presidences Mimoza Kociu.


Akuzat sipas Topit hedhin balte mbi shtetin e Kosoves si dhe drejtuesit e saj te cilet jane zgjedhur ne menyre legjitime. Keto akuza fantazmagorike shume here te ngritura edhe me pare e te hetuara por asnjehere te vertetuara nuk bejne gje tjeter vecse hedhin balte mbi Shqiperine kombin shqiptar identitetin e tij si dhe shtetin e ri shume-etnik dhe demokratik te Kosoves dhe drejtuesit e tij legjitime te certifikuar jo vetem nga qytetaret kosovare por edhe nga bashkesia nderkombetare - vijoi Presidenti. Madje kreu i shtetit vijon duke thene se ne kete rast po demtohet edhe imazhi i kombit shqiptar si dhe vihet ne rrezik qendrueshmeria e rajonit.


Akuzat dhe tymnaja e rrezikshme qe ato po ngrene demtojne e kercenojne seriozisht jo vetem imazhin dhe vlerat e verteta te kombit shqiptar por edhe paqen e qendrueshmerine afatgjate te rajonit tone - tha ajo.


Perpos kesaj Presidenti Topi apeloi per bashkepunim me organet e specializuara te drejtesise nderkombetare nje veprim ky qe do ti mbyllte rrugen shpifjeve dhe dashakeqesive. Deri me tani Gjykata Nderkombetare e Krimeve te Luftes UNMIKU-u EULEX-i si dhe prokurorite e vendeve te ndryshme nuk kane arritur te gjejne prova bindese e te mjaftueshme per te vene ndokend para drejtesise.

Rama Bashkohem me Berishen Dik Marty eshte nje sharlatan


Politika shqiptare unifikon qendrimin e saj perballe akuzave te raportuesit te Keshillit te Evropes Dik Marty per kryeministrin e Kosoves. Kryesocialisti Edi Rama deklaroi dje se perfaqesuesit e PS-se do te kete te njejtin qendrim me demokratet kur raporti te diskutohet ne Asamblene e KiE.


Ne do te unifikojme plotesisht qendrimin me perfaqesuesit e Partise Demokratike te Shqiperise ne Keshillin e Europes kur te diskutohet ne Asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me balte.


Do te bejme detyren tone ndaj se vertetes per ti kthyer mbrapsht te gjitha keto shpifje dhe kete balte. Ne pikepamjen tone hartuesi i ketij raporti eshte thjesht nje sharlatan i cili i shtohet zogorise se sharlataneve qe ne histori kane bere keq e shume me keq per te goditur dhe demtuar shqiptaret dhe ceshtjen e tyre- theksoi Rama. Lideri i opozites mbeshteti kryeministrin e Kosoves njeheresh edhe kryetar i Partise Demokratike duke e vleresuar por kontributin e tij dhene ne luften per pavaresi.


Kreu i selise roze i cilesoi akuzat ndaj Thacit si te uleta. Shkak sipas tij eshte bere roli qe kreu i PDK-se ka luajtur gjate luftes kundra gjenocidit serb. Neveri per ate zoterine qe ka formuluar nje sere akuzash shume te uleta per kryeministrin e Kosoves i cili eshte vendosur ne shenjester pikerisht sepse ka luajtur nje rol vendimtar ne clirimin dhe pavaresimin e Kosoves tha kryetari i Partise Socialiste Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›