E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Ilaçet, 30% më të lira se kur morëm detyrën

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot komenteve dhe pyetjeve të qytetarëve në platformat sociale në rubrikën “Sy m’sy”.

Një qytetar, pyeti kreun e qeverisë në lidhje me çmimet e ilaçeve. Rama tha se ilaçet janë 30% më të lira se në vitin 2013, vit kur mori detyrën për të qeverisur.

“Jo s’kemi ilaçe? Po shikoja shifrat, 210 mijë pensionistë janë rimbursuar 100% për ilaçet. Jo vetëm kemi ilaçe, por i kemi mesatarisht 30% më të lira se kur ne morëm detyrën, meqë shumë gjëra janë shtrenjtuar, mesatarisht i kemi 30% më të lira”, tha Rama.

/a.f//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›