Cancian Marreveshja per reformen zgjedhore lajm i mire
Në një intervistë për ABC news, eurodeputeti Antonio Cancian thotë se lajmi për përmbylljen e refomës elektorale, është i shkëlqyer. Sipas Cancian, ajo që do ta orientonte pozitivisht debatin midis mazhorancës dhe opozitës nëShqipëri është një platformë, ku Shqipëria dhe vendet e Ballkanit mund të bashkëpunojnë për të kapërcyer krizën ekonomike se bashku me Bashkimin Europian.
Në vijim intervista e plotë për ABC News e eurodeputetit Antonio Cancian:
Lajmi për përmbylljen e reformës elektorale, është një lajm i mirë ?
"Eshtë një rezultat i shkëlqyer. Përveç kësaj, kam ndjerë edhe klimën brenda takimit që është krejtësisht e ndryshme nga takimet e mëparshme".
Ju folët shumë për ekonominë që në rastin e Shqipërisë mund t’i vijë në ndihmë politikës. A mund të na kristalizoni idenë tuaj ?
Nëse ne e zhvendosim debatin nga një arsyetim i ashpër që ka ekzistuar midis të dyja palëve në Shqipëri dhe mendojmë që Europa është në krizë, në një situatë ngërçi që duhet tejkaluar medoemos, atëherë Shqipëria së bashku me rajonin e Ballkanit mund të hartojnë së bashku me Bashkimin Europian projekte dhe realizime infrastrukturash dhe të zhvillojnë së bashku sektorë ekonomikë për të kapërcyer krizën. Nëse ne përzgjedhim tema konkrete ku të punojmë së bashku, do të gjejmë konsensusin unanim, Objektivi kryesor është të shpëtojmë nga kjo krizë dhe për Shqipërinë është marrja e statusit. Nëse këto dy objektiva bëhen vërtet të qartë dhe sipas mendimit tim edhe të realizueshëm, atëherë s'na mbetet gjë tjetër vetëm që ti përshpejtojmë. Por gjatë realizimit të njërit ose tjetrit objektiv, nuk duhet të na bëjë të harrojmë se mund të vdesim ekonomikisht, pasi situata është kaq e rëndë, sa ndoshta ne nuk jemi të ndërgjegjshëm sa duhet për të.
Sipas jush, me të gjitha paraqitjet që kanë ardhur nga të dyja kampet politike gjatë takimit, mendoni se reformat janë në rrugën e duhur dhe që s'mbetet shumë për finalizimin e 12 rekomandimeve ?
Nga ajo që dëgjova nga ministrja dhe deputetët e opozitës, edhe pse e thënë nga secila palë me thekse të ndryshme, mendoj, se 12 rekomandimet që janë nën monitorim nga Komisioni janë në një fazë shumë të avancuar. Ndaj, unë mendoj, që mund të arrihet marrja e statusit të kandidatit brenda vitit, nëse gjithashtu ndiqet orientimi për të cilin fola më sipër. Në këtë mënyrë, ne përgatisim kushte korrekte në Shqipëri edhe për zgjedhjet e ardhshme.