Shtohet numri i nënave minorene, sociologët japin alarmin
Elbasan- Të lindësh fëmijë në moshë të mitur, duket se është bërë modë. Vetëm në vitin 2011, rreth 43 vajza minorene janë bërë nëna. Ky është një rezultat zyrtar i arritur në rrethin e Elbasanit, ku përgjithësisht adoleshentët lindin që në moshën 14-vjeçare edhe pse ligji i ndalon martesat nën 18 vjeç.
Nga statistikat rezulton se 21 nëna u përkasin zonave urbane dhe 22 zonave rurale, ku në vitin e kaluar në dominancë kanë qenë nga zonat rurale.
E megjithatë kjo nuk është një e dhënë përfundimtare. Po të marrim parasysh edhe lindjet në kushtë shtëpiake, si përshembull të komunitetit rom, shifrat janë akoma edhe më të larta dhe alarmante.
Sociologë të ndryshëm mendojnë se këto martesa vijnë si pasojë e traditave të familjeve shqiptare, që gjejnë zbatim edhe sot, si edhe mungesës së informacionit nga ana e prindërve dhe fëmijëve.
Sipas sociologes pranë Qendrës Spitalore Xhafett Kongoli, Shegush Biçoku, në këto raste ndaj nënave ekziston rrezikshmëria e prekjes nga depresioni apo edhe nga probleme fiziologjike. Njëkohësisht ajo apelon për sensibilizimin të projekteve të ndryshme në ndalimin e këtij problem social, qe shtohet nga viti në vit.
Shkrime të tjera me interes:
- Misioni i vëzhguesve në Siri, shtohet dhuna para vizitës Siri- Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në Siri në ditën...
- Reformat në Kinë, më shumë para për të varfrit Kinë- Kina ka ripërcaktuar nivelin në të cilin njerëzit në...
- Kule: Numri i kuotave, 1/3 e vitit të shkuar akademik Tiranë – Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule në...