E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Jam gati te bisedoj me Ilir Meten

Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se eshte i gatshem te takohet me kreun e Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta.

Gjate intervistes per emisionin “Shqip” ne TCH, Rama ka shprehur keqardhjen e tij per situaten ne te cilen ndodhet partia tjeter e opozites.

“LSI ka nje vit qe i ka hapur PS nje lufte qe bazohet tek arsenali i politikes se vjeter, eshte nje parti pa nje projekt te ri politik dhe une per kete mund te them qe me vjen keq. Megjithate, dera jone eshte gjithome e hapur. Une jam gati te ulem te diskutoj me Ilir Meten”, ka pohuar Rama.

Me tej kreu i PS ka mbrojtur hartimin e Kodit te ri Zgjedhor, duke dhene garancine se ai do te mbroje votat e shqiptareve.

“PS dhe une personalisht do te jemi garantet e cdo vote, sepse e gjithe filozofia jone nuk eshte ardhja ne pushtet me cdo kusht, por qe te bejme te mundur qe pushteti t’u takoje me cdo kusht qytetareve”, ka shtuar Rama.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›