Rama: Zgjedhjet, kufiri mes se shkuares dhe te ardhmes

“Shpresoj te mos jene si zgjedhjet e KOKSH-it, ku kandidati theu kutine e votimit ne emer te lirise se votes dhe ku vete qeveria beri nje deklarate skandaloze sepse denoi dhunen shume formalisht, ndersa ka arrestuar nje person te denoncuar nga dhunuesi. Nuk do doja qe Berisha te beje te njejten gje. Zgjedhjet e vitit te ardhshem jane zgjedhje mes se shkuares dhe se ardhmes. Kodi eshte nje rezultat i arritur me debat, perpjekje e veshtiresi. Si forca me e madhe sot ne vend, edhe ne rastin e kodit zgjedhor, kemi vene interesat e qytetareve mbi interesat e momentin apo interesat klanore apo partiake”, theksoi Rama ne “Shqip”.
Ne vijim, ai beri thirrje per bashkimin e shqiptareve per te sjelle ndryshimin e Shqiperise. “Bashkimi qe na duhet per te ndryshuar Shqiperine eshte nje bashkim qytetaresh. Une mund te them me plot gojen se per mua pushteti nuk eshte qellim por eshte mjet per te realizuar disa qellime te perbashketa. Politika ka lindur per t’u dhene mundesi njerezve te zgjidhin disa probleme qe nuk i zgjidhin dot vetem. Ky eshte nje koncept themelor qe me ndan mua nga shume te tjere, nga ajo pjese e politikes qe pushtetin e sheh si qellim per te plotesuar interesat e ngushta partiake”, vijoi kreu i PS-se.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code