E Diel, 1 Nëntor 2026

Goli i Prognit afron turin tjetër për Kukësin

FLORA TALIN – KUKESI 1-1 Golat: Post 11′ / Progni 79′ 
FLORA: Meerits, Mets, Jürgenson, Palatu, Mikadze, Van De Streek, Laabus (Sapinnen 85′), Frolov, Post, Luigend (Logua 74′), Alliku (Prosa 80′). 
Trajner: Marko Lelov
 KUKESI: Halili, Brahja, Hallaçi, Malacarne, Peqini, Progni, Allmuça, Alikaj (Malota 66′), Musolli, Popoviæ (Malindi 82′), Hoxha (Manuka 78′). 
Trajner: Armando Cungu 
Gjyqtarë: D.Scherbakov, D.Zhuk, S.Savitski (Bjellorusi)
 Kartonë të verdhë: Malakarne 9′, Manuka 90+1′ 

Kukesi e ka nisur ndeshjen me nje formacion tip, me te cilin luajti me se shumti edhe sezonin e kaluar ne Superiore dhe ne Kupen e Shqiperise. Porta ka emrin e Halilajt, ndersa mbrojtja do te kete misionin per ta mbajtur kundershtarin sa me larg. Malakarne dhe Brahja pozicionohen ne qender, ndersa dy lojtaret e krtahut, Peqini dhe Hallaci, jane te orientuar per te dale ne detyra ofensive, ne mbeshtetje te Allmuces dhe Musollit, qe do te tentojne nga ana e tyre gjithnje kendoret, prej nga mund te krosojne per te koka e gjigantit Popovic. Ky i fundit luan si “pyke”, ndersa nga pas e asistojne Progni dhe Hoxha, dy mesfushore-sulmues te fuqishem dhe qe godasin fort nga distanca. 
Fantazistin e ben Alikaj, kembet e te cilit perpunojne te gjitha topat kur skuadra verilindore duhet te dale ne sulm dhe ben “filtrin” e kundersulmit te vendasve, praktike loje e spikatur per ta kjo. Pra, sikurse duket edhe ne modulin e perzgjedhur nga Cungu, Kukesi luan ne sulm dhe nuk kursen asgje ne funksion te ndeshjes se kthimit. Qe ne minuten e pare, Kukesi e nis me nje goditje kendi. Topi shkon te Hoxha, qe me koke godet ne menyre te pasakte. Minutat ne vijim jane nje dialog mes dy paleve ne mesfushe, ku skuadrat tentojne te bejne diferencen dhe qe aty te orvaten drejt portes kundershtare. Duhej te vije minuta e 9-te, qe estonezet te bejne viziten e pare te rrezikshme ne porten e Halilajt. Nderhyrja e Malakarnes konsiderohet e parregullt, keshtu qe kryesori akordon karton te verdhe per argjentinasin. Goditja e denimit pritet nga portieri i Kukesit.
 Luigend merr nje asist nga Alliku ne 11′ dhe nuk shperdoron, por i kalon te tijte ne epersi. Marrin fund shpejt perpjekjet e skuadres sone ta mbaje te paprekur rrjeten e vet, nderkohe qe verilindoret vuajne presionin ne rritje te Flora Talin. Autori i golit, Post, kryen nje nderhyrje te gabuar ndaj Peqinit, qe po merrte krahun ne te djathte te sulmit kuksian. Kryesori akordon faull. Ne 26’, Popoviæ ngrihet me koke mbi t6e gji8the lojtaret, por penalizohet me faull te shkaktuar ndaj Mikadze. Nje minute me pas eshte progni qe ndermerr nje inkursion personal, por arrin ta kaloje me faull kundershtarin, duke e shtyre me sup Jürgenson ne momentin kur do te futej ne zonen vendese. Ne 30’, Luigend gjendet ne pozicion ballor me Halilajn, por anesori akordon pozicion jashte loje. Tre minuta me pas eshte Frolov, qe tenton te shenoje golin e dyte me nje gjuajtje nga distanca, por ka grushtuar Halilaj. Minuta e 39-te, Allmuca ka fituar nje goditje te lire mbi vijen ballore te Flora Talin. 
Ekzekuton Progni, qe e kroson topin ne zonen estoneze, aty ku nderhyn me koke Brahja, por goditja e tij kalon pak centimetra tej shtylles se djathte pingule te portierit vendes. Jürgenson shkakton nje tjeter nderhyrje te gabuar ndaj Prognit. Tenton vete numri 7 i Kukesit, por jashte kuadratit estonez. Pjesa e pare mbyllet ne sulm per te besuarit e Cungut, qe jane rritur dukshem ne cerekoreshin e fundit te ketij fraksioni loje, por epersia e minutes se 11-te mbetet e pandryshuar. Skuadrat shkojne ne dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0 per Flara Talin. Nis pjesa e dyte me nje kundersulm te Kukesit, por Peqini kapet ne pozicion jashte loje. Minuta e 52-te. Kukesi ka fituar nje goditje kendi, qe ekzeklutohet nga Progni dhe shkon te kembet e Allmuces. Mesfushori ne fjale godet pa hezituar, ne ecje e siper, por pa shenjestren e duhur. Verilindoret jane kembengules dhe me te qarte ne kete pjese loje, ndersa estonezet bejne shume kujdes ne mbrojtje dhe duan ta kapin skuadren tone ne befasi, permes kundersulmit. Ne minuten e 65-te, Gerhard Progni adreson saktesisht nje top ne kuadratin estonez, duke iu afruar ndjeshem golit te barazimit.
Me dy kohe, portieri i Flora Talin arrin te evitoje rrezikun potencial. Nje minute me pas, trajneri Cungu vendos te beje levizjen e pare. Nxjerr Alikajn, te lodhur fizikisht, dhe hedh ne fushe nje force te fresket dhe plot energji, si Malota. Llogarite e kuksianeve behen ne dy plane tashme: te mos pesohet goli i dyte, cka do te ishte ndoshta fatal, por edhe te tentohet barazimi e goli ne fushen kundershtare, duke e bere me te lehte kthimin. Ne 76’, Hoxha i Kukesit fiton nje faull, pas nderhyrjes se gabuar te Van De Streek. Te njejten gje ben edhe Mikadze ndaj Musollit dy minuta me vone, nderkohe qe presioni i kuksianeve eshte rritur ndjeshem. Cunbgu vendos te hedhe ne fushe edhe Manuken ne vend te Hoxhes, zevendesim i cili shoqerohet menjehere me golin e barazimit. Gerhard Progni shenon ne minute e 79-te, duke i kaluar ne delir te tijte. 
GOLI

Arrihet synimi i stafit teknik te Kukesit, shenimi i golit ne fushen kundershtare, dhe dalja pa u mundur ne transferte, cka do te thote se shanset e verilindoreve per te kaluar ne turin tjeter jane rritur ndjeshem. Kthimi ne “Qemal Stafa”, pas nje jave, gjithsesi kerkon perqendrim e vleresim maksimal te kundershtarit, qe edhe ne fushen e vet nuk tregoi asgje me shume se tanet. Madje barazimi deshmon njefare superioriteti cilesor e pjekurie te kuksianeve, qe me Allmucen e Prognin ne krye diten te dalin kryelarte nga Estonia. (panorama-sport/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›