E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punët e shtëpisë ndikojnë në shëndetin tuaj

Mbajtja e trupit në formë është e lidhur me ushtrimin e aktiviteti fizik. Kështu zgjedhja që bëjnë përtë mbajtur trupin në formë është duke u marrë me lloje të ndryshme sporti. Puna, sporti... dhe nuk ngelet më kohë për të bërë punët e shtëpisë dhe detyrohemi të punësojmë një shërbyese. Por çfarë tregojnë studimet e fundit?

Studimet e fundit kanë treguar se marrja me punët e shtëpisë ka të njëjtin efekt si dhe ushtrimet fizike. Prandaj nëse merreni me punët e shtëpisë do të kurseni para dhe do ti bëni mirë trupit dhe shëndetit mendor.

Revista “Neurology” ka zbuluar që aktiviteti fizik, duke përfshirë edhe atë të përditshmin si pastrimi apo larja e enëve, mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit. Pastrimi i rregullt dhe pastrimi i shtëpisë mund të reduktojë shanset për paraqitjen e sëmundjes, madje edhe te personat më të vjetër se 80 vjeç.
Por çfarë përfitoni tjetër nëse mereni me punët e shtëpisë?

Edhe pse nuk duken si ushtrime speciale, pastrimi është aktivitet fizik gjatë të cilit shkrihen kaloritë. Mund të humbni mesatarisht 205 kalori në orë gjatë pastrimit, madje edhe më shumë nëse lëvizni në të vërtetë.

Një artikull në revistën “British Journal of Sports Medicine”
tregon se 20 minuta aktivitete ku përfshihen dhe punët e shtëpisë redukton shqetësimin dhe stresin në masën 20%.

Me pastrimin e shtëpisë nga merimangat mund të përmirësoni ose shmangni alergjitë dhe alergjinë e polenit në përgjithësi. Fshirja e shpeshtë me fshesë elektrike, larja e enëve dhe e perdeve, pastrimi i lavamanit dhe frigoriferit dhe fshirja e pluhurit nga mobilet janë mënyrat më të mira për të kontrolluar alergjitë.

Hapësira e pastër e punës ju mundëson që të përcaktoni më mirë prioritetet, sepse jeni në mundësi të shikoni atë që është e rëndësishme pa pasur nevojë të merreni me rrëmujën që ju rrethon. Me pak pastrim, do të arrini të bëni më shumë për një kohë të shkurtër dhe që shumë shpejt të ndiheni optimist dhe që keni gjithçka nën kontroll.

Pastrimi është mënyrë produktive e lirimit të zemërimit dhe frustrimit, për ç’arsye disa njerëz marrin fshesën elektrike pas ditës së gjatë në punë apo pas grindjes së rëndë. Përballimi me zemërimin në këtë mënyrë parandalon edhe t’i themi gjërat apo t’i bëjmë gjërat të cilat nuk do të duhej t’i bëjmë.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›