E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kaja u perball me dhunen politike Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste dhe kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama ka akuzuar dje Levizjen Socialiste per Integrim per plagosjen me arme zjarri te drejtorit te Inspektoratit te Ndertimit te Bashkise, Ardit Kaja. Gjate vizites qe beri dje ne ambientet e Spitalit Ushtarak, ku pa nga afer gjendjen shendetesore te Kajes, Rama u shpreh se punonjesi i shtetit eshte perballur me dhunen e njerezve te pushtetit. "Eshte qelluar me plumba ne mes te Tiranes, nje sherbetor i shtetit, i cili ne zbatim te ligjit dhe ne kryerje te detyres se tij eshte perballur me dhunen e harbuterine e asaj force politike, qe me parate e vjedhura, qe e gjithe Shqiperia i pa ne bllokun e turpit, ka dhunuar dhe ka ndotur qytetin tone. Flamuj partish neper shtyllat e ndricimit publik, neper peme, ne cenim te pasurise se perbashket te qytetareve, nuk shihen ne asnje qytet evropian, ne asnje vend te botes se civilizuar",-tha dje Rama. Nisur nga incidenti i rende, Rama ka theksuar se Kaja, ka qene duke ushtruar detyren e tij dhe se nuk do te lejohen flamujt e asnje force politike, qe te vendosen ne hapesirat publike qe nuk e lejon ligji. Nga ana tjeter ai ka theksuar se perplasja e punonjesit te bashkise ka ndodhur me subjektin politik qe ka vendosur flamuj, ne zona te ndryshme te kryeqytetit. "Flamuj partish neper shtyllat e ndricimit publik, neper peme, ne cenim te pasurise se perbashket te qytetareve, nuk shihen ne asnje qytet evropian, ne asnje vend te botes se civilizuar",-tha dje Rama. Ai ka theksuar se selia roze nuk do te vendose flamujt ne shtyllat publike, jo vetem sepse kjo force, sic tha Rama, nuk ka para te mjaftueshme per nje fushate te tille, por edhe sepse do te ruaje Tiranen te paster. "Dhe me kete rast, une dua te nenvizoj se, pavaresisht se PS nuk disponon mjetet e pallogaritshme financiare qe ka pushteti i korrupsionit, jo vetem qe nuk kemi flamuj te vendosur neper shtylla e neper peme, por asnje poster nuk do te ngjisim jashte vendeve te lejuara, sepse qytetin e duam te paster, sepse Shqiperine e duam te paster dhe sepse shqiptaret dhe qytetaret e Tiranes, nuk ia kane borxh asnje partie ndotjen e qytetit te tyre, nuk ia kane borxh asnje partie, dhunimin e veshtrimit dhe bashkejeteses se tyre", u shpreh dje Rama. Kreu i PS-se, pas plagosjes se Kajes dhe dergimit te tij ne spital, ka shkuar menjehere ne ambientet e Spitalit Ushtarak. Se bashku me te kane qene kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruci, deputeti Namik Dokle dhe mjaft deputete e perfaqesues te tjere te Partise Socialiste.

Apeli i KSHH: "Te ndalohen incidentet ne fushaten zgjedhore"

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kerkuar nga organet e drejtesise, qe te hetoje ne menyre te shpejte dhe te paanshme ngjarjet e ndodhura gjate diteve te fundit dhe qe kane lidhje indirekte me nisjen e fushates elektorale. "KSHH shpreh shqetesimin e tij te thelle se fushata zgjedhore ka filluar me incidente, perplasje dhe veprime kriminale, gje qe ndikon ne tensionimin e situates zgjedhore, ne nje kohe kur zgjedhesit e thjeshte, deshirojne qe ne 8 Maj te ketij viti te ushtrojne lirisht te drejten e tyre themelore per te zgjedhur. Eshte kjo arsyeja qe KSHH i ben thirrje, se pari organeve te ndjekjes penale, te hetojne me shpejtesi dhe te vene para pergjegjesise personat pergjegjes per veprat e sipercituara", thuhet ne nje deklarate te bere dje per mediat nga ana e KSHH-se. Komiteti i referohet incidentit te ndodhur nje jave me pare ne Diber mes kandidateve, plagosjes se kandarit te LDK-se ne Lezhe dhe tentatives per vrasje te kandidatit te PD-se ne komunen e Dajti. "U bejme thirrje organeve te rendit qe te marrin te gjitha masat per parandalimin e veprave kriminale dhe zbatimin rigoroz te ligjit", thuhet ne deklarate. Ne lidhje me vendosjen e posterave, KSHH shprehet se partive politike duhet te respektojne nenin 97 te Kodit dhe te vendosin simbole ne vendet e lejuara pas nisjes zyrtare te fushates elektorale.

LSI: Rama ne panik, kerkon te spostoje pisten e hetimit drejt motivit politik

Pas akuzave qe beri dje kryetari i Partise Socialiste per atentatin ndaj drejtorit te Inspektoratit te Policise Ndertimore ne Bashkine e Tiranes, ka ardhur dhe reagimi i Levizjes Socialiste per Integrim. Nenkryetarja e LSI-se se Tirane, Blerina Kazaferi kerkoi ne emer te forces ku ajo ben pjese, qe kreu i PS-se, Edi Rama te mos shpejtohet ne gjetjen e fajtorit per atentatin ndaj Ardit Kajes. Ne nje deklarate per mediat, pas qendrimeve te Partise Socialiste, Kazaferi u shpreh se kyesocialisti, Edi Rama nuk mund te beje edhe prokurorin edhe gjykatesin, per nje ceshtje ku ende nuk kane folur organet kompetente. "E ftojme kryetarin e bashkise te vetepermbahet, te ruaje qetesine dhe te prese perfundimet e hetimit, te mos nxitoje te beje edhe policin, edhe prokurorin, edhe ekspertin, se perpjekjet per ta transferuar pisten e hetimit pa pritur perfundimet e hetimit, jane deshmia me e qarte e panikut dhe e frikes per humbjen qe e pret ne zgjedhjet e 8 majit",-tha dje Kazaferi. Nga ana tjeter, perfaqesuesja e LSI-se ka shprehur dhe keqardhjen per plagosjen e punonjesit te policise bashkiake. "Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim, te qytetit te Tiranes, jam ketu per te shprehur keqardhjen per ngjarjen e ndodhur ne mengjes ku mbeti i plagosur zoti Ardit Kaja. Dhe me lejoni t'i uroj atij sherim te shpejte e pa asnje pasoje per shendetin e tij",-tha nenkryetarja e LSI-se se Tiranes. Gjithashtu LSI-ja ka denuar aktin e plagosjes se Kajes dhe ka kerkuar nga institucionet e drejtesise, zbardhjen ne nje kohe sa me te shpejte te kesaj ngjarje. "LSI e denon kete akt kriminal dhe inkurajon organet e zbatimit te ligjit, per nje hetim te shpejte e profesional, per te vene para drejtesise autoret dhe cilindo qe mund te rezultoje i implikuar me ta", tha dje Kazaferi. Reagimi i LSI-se erdhi pas deklaratave te kreut te PS-se, Edi Rama, i cili tha se drejtuesi i Inspektoratit Ndertimor u plagos pas heqjes se flamujve te Levizjes Socialiste per Integrim. Q.Xhani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›