E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Karamanlis: Dy vendet, bashkepunim per integrimin

Presidenti Bamir Topi, garantoi dje kryeministrin grek Karamanlis, se politika ka vullnetin maksimal per te zhvilluar nje proces zgjedhor, te lire dhe te ndershem. "Jam i bindur ne vullnetin maksimal te politikes dhe qytetareve shqiptare, per te zhvilluar nje proces zgjedhor te ndershem, te lire, te pakontestuar dhe sipas te gjitha standardeve nderkombetare, duke e konsideruar kete nje tjeter sfide, perballimi i plote dhe me sukses i se ciles do te jete nje hap me tej, i forte dhe i sigurt dhe nje prove shume e rendesishme per ta integruar Shqiperine ne Bashkimin Evropian", garantoi Topi, Karamanlisin. Nga ana e tij, kryeministri Karamanlis, vuri ne dukje perparimin e madh te bere gjate viteve te fundit, si per sa u perket marredhenieve dypaleshe, ashtu edhe zgjerimit te bashkepunimit mes dy vendeve. Kreu i qeverise greke uroi Presidentin Topi, per arritjen e madhe historike te Shqiperise, anetaresimin e saj me te drejta te plota ne NATO."Nje tjeter vend fqinj u be edhe aleat ne Aleancen e madhe te Atlantikut te Veriut", u shpreh ai. Ai theksoi se e ardhmja e gjithe vendeve te Ballkanit Perendimore, do te jete ne gjirin e familjes evropiane dhe institucioneve te saj.

Qendrimi i kundert i Dades ne mars: S'duhet aplikuar, BE "fut uje"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›