Rama: “Këmbanat e alarmit për Sali Berishën!”
Autori i Lajmit: red.
“Shqipëria në NATO s mund të jetë vendi ku kërcënohen zgjedhjet e lira e ku vullneti i lirë i shqiptarëve e shqiptareve rrezikohet nga po ata njerëz që në vitin e rëndë 1996 projektuan e realizuan krimin shtetëror të manipulimit të votës së popullit dhe sot kontrollojnë Ministrinë e Brendshme për llogari të Sali Berishës”
Kryetari i socialistëve, Edi Rama, reagoi në lidhje me deklaratat e diplomatit amerikan në Tiranë, Uidhers, bërë një ditë më parë në lidhje me presionin që qeveria po ushtron mbi institucionet e pavarura. Sipas kreut socialist, “alarmi i dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kulmi i shqetësimit të shprehur ndonjëherë prej tyre publikisht në këto 17 vite si pasojë e keqqeverisjes së vendit tonë. As në vitin e rëndë 1996 alarmi nuk ka qenë kaq ngulmues dhe kaq i hapur". Rama shtoi se shqetësimet që PS i kishte bërë publike çdo ditë, tani janë dhe shqetësime të SHBA-së. Kreu i socialistëve tha ndër të tjera se “Alarmi i dhënë dje nga miqtë tanë të mëdhenj amerikanë për kërcënimin e lirisë e të demokracisë në Shqipëri, duke bërë përgjegjëse qeverinë e zotit Berisha, është jo vetëm shprehja më kuptimplotë e interesimit të Shteteve të Bashkuara për fatet e Shqipërisë e të shqiptarëve, por edhe kulmi i shqetësimit të shprehur ndonjëherë prej tyre publikisht në këto 17 vjet si pasojë e keqqeverisjes së vendit tonë. As në vitin e rëndë 1996 alarmi nuk ka qenë kaq kumbues, interesimi për Shqipërinë e shqiptarët kaq i madh dhe shqetësimi për keqqeverisjen e vendit kaq i hapur. Ato që deri dje i kemi thënë në vijimësi me një shqetësim në rritje të gjithë ne, qytetaret e qytetarët e këtij vendi, në familje a në mjediset shoqërore, gazetarët e analistët në tribunat e shtypit apo njerëzit e opozitës në podiumet e komunikimit publik, qysh dje janë edhe shqetësimi publik i Shteteve të Bashkuara e jo vetëm i tyre. Shqipëria në NATO s mund të jetë vendi ku kërcënohen zgjedhjet e lira e ku vullneti i lirë i shqiptarëve e shqiptareve rrezikohet nga po ata njerëz që në vitin e rëndë 1996 projektuan e realizuan krimin shtetëror të manipulimit të votës së popullit dhe sot kontrollojnë Ministrinë e Brendshme për llogari të Sali Berishës. Kjo këmbanë bie për Sali Berishën! Shqipëria në NATO s mund të jetë vendi ku pushteti gjyqësor jeton nën kërcënimin konstant të forcave qeverisëse, ku përpara ligjit Kryeministri e ministrat e tij pa imunitet nuk janë të barabartë me qytetarët e qytetaret e këtij vendi, ku qeveria harton në errësirë projektligje për t u mbrojtur nga prokuroria duke izoluar Prokuroren e Përgjithshme dhe marrë liri e kompetenca që i takojnë organit të akuzës. Kjo këmbanë bie për Sali Berishën! Shqipëria në NATO s mund të jetë vendi ku një gjykatës shqiptar, i cili kthehet në atdheun e tij pas një karriere brilante në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, çohet për verifikim nga spikerja e Kuvendit në polici e prokurori dhe pastaj, së bashku me pesë të tjerë, nuk miratohet për Gjykatën e Lartë nga forcat qeverisëse, vetëm e vetëm, sepse ky grup nuk garanton shërbime të paligjshme për ata që sot qeverisin me korrupsion e papërgjegjshmëri. Shqipëria në NATO s mund të jetë vendi ku mediat jetojnë nën kërcënimin e xhahilëve të pushtetit kryeministror në të gjitha ndërmarrjet publike që kryejnë shërbime, që nga taksat e tatimet deri te furnizimi me energji e ujë, të cilët në shkelje flagrante të ligjit bëjnë shërbesa me natyrë mafioze duke marrë peng pronarë mediash e botues që nuk e falin e as e shesin lirinë e tyre editoriale. Shqipëria në NATO s mund të jetë vendi ku korrupsioni rritet me shifra e fakte dhe luftohet veç me rrena e fjalë, s mund të jetë vendi ku popullsia civile bombardohet prej shpërthimit vullkanik të korrupsionit, ndërsa kryefajtori kryeministër deklaron se fajin e ka "letra higjenike" Neë York Times, s mund të jetë vendi ku nxirret "për zhelesh" nga salla e Parlamentit një deputet i opozitës, pasi është kërdisur me të shara mejhaneje prej Kryeministrit dhe ku dënimin e merr i pari, ndërsa pafajësinë i dyti. Kjo këmbanë bie për Sali Berishën! Shqipëria në NATO s mund të jetë vendi ku zullumi qeveritar trashet përditë dhe ku ata, miqtë e aleatët tanë të mëdhenj, që u bënë garantët e hyrjes sonë në paradhomën e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe që e dëshirojnë megjithë zemër anëtarësimin tonë të plotë vitin që vjen, të qëndrojnë në heshtje përballë fakteve përditë e më tronditëse të keqqeverisjes së vendit! Shqipëria në NATO duhet të jetë Shqipëria e lirive dhe të drejtave njerëzore, Shqipëria e konkurrencës së lirë dhe e lirisë së informacionit, Shqipëria e barazisë para ligjit, e pushteteve kushtetuese të ndara dhe e ndarjes së qeverisjes nga korrupsioni. Sot të gjitha këmbanat bien për Sali Berishën”, - ka përfunduar kryesocialisti Rama në fjalën e tij.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008