Si ta shëroni vetëveten
Autori i Lajmit: red.
"Mësohuni që ju vetë të shëroni veten, këtë mund ta bëni. Ftoni në ndihmë aftësitë e brendshme që t ju shërbejnë nevojave tuaja shpirtërore dhe fizike ..”
Kështu thoshte farmacisti i njohur francez nga Nansi, Emil Kue (1857-1926), që cilësohet si zbuluesi dhe praktikuesi i parë bashkëkohor i metodës autogjene të shërimit përmes autosugjestionit.
Zbulimi i fuqisë shëruese të autosugjestionit nga Kue, sikurse e thotë edhe vetë, ishte i rastësishëm. Derisa punonte në farmacinë personale, erdhi një njeri dhe kërkoi nga ai një bar, që me rregulla ligjore mund të jepej vetëm me recetë të mjekut. Për të mos e refuzuar, Kue ia dha një shishe me ujë të distiluar duke e bindur se ky është bari më i mirë dhe e porositi ta përdorte sipas rekomandimit. Pas një jave, i njëjti njeri, por tani i shëruar, e falënderoi farmacistin duke i thënë se bari ka ndihmuar shumë. Pasi ka bërë edhe disa eksperimente, rezultatet ishin të njëjta. Pas shumë rasteve faktike, Kue thellohet në hulumtimin më të thuktë të këtij fenomeni, dhe, më në fund, themelon metodën e tij origjinale të quajtur "shërimi përmes autosugjestionit", e cila edhe sot e kësaj dite, nga psikologjia dhe psikiatria bashkëkohore pranohet si metodë efektive e quajtur "place-boefekti".
Metoda autosugjestive e Kues ishte tejet e thjeshtë dhe mbështetej në formulën "Nga dita në ditë, në çdo aspekt, jam mirë e më mirë". Këto fjalë duhet të thuhen nga 20 herë në ditë, edhe në mëngjes, posa të zgjoheni nga gjumi, dhe në mbrëmje, para fjetjes.
Kuptimi racional i autosugjestionit
Tanimë, nuk ekziston as dyshimi më i vogël, se njeriu si qenie e përsosur në Univers, ndërtohet nga dy komponente esenciale, që, si për nga kualiteti, ashtu edhe funksionalisteti, janë antipod i njëra-tjetrës.
Pra, jemi qenie fizike-materiale dhe psikike-jomateriale ose shpirtërore. Si qenie psikike, jomateriale, sërish ndërrohemi nga dy të kundërtat: pjesës së mendjes së vetëdijshme, objektive, dhe asaj të ndërvetëdijshme, ose subjektive.
Pjesa e vetëdijshme e mendjes tonë mund ta përshkruajë atë si racionale, inteligjente dhe e pjekur. Me pjesën tonë të vetëdijshme të mendjes ne jemi të vetëdijshëm për veprimet dhe mendimet tona. Mendja e vetëdijshme ka aftësi të sjellë vendime të pjekura dhe gjykimin e vetë duke saktësuar informacionet ekzistuese në çfarëdo situate. Në të kundërtën e kësaj, mendja e ndërvetëdijshme vepron në nivelin reaktiv, pa mundësi gjykimi dhe duke i pranuar të gjitha. Edhe kjo mendje e jona ka detyrë që ta njohë rrethin e vet, por duke mos i shfrytëzuar të pesë shqisat ekzistuese. Me fjalë të tjera, ndërvetëdija (nënvetëdija) sheh me ndihmën e intuitës dhe paraqet selinë e të gjitha ndjenjave dhe depon e kujtimeve tona.
Çfarë janë afirmimet?
Afirmimet janë fjalë apo fjali në formë të gjykimve apo konkludimeve me përmbajtje pozitive, që ne, të vetëdijshëm, përmes autosugjestionit i mbjellim në ndërvetëdijen tonë për të korrur më vonë rezultatet pozitive të saj. Kuptimet përmes fjalëve, sikurse bindja, krijohen si afirmim, po ashtu, dhe gjendja e jonë e lartë spirituale gjithnjë krijon realitetin pozitiv. P.sh. "Unë jam njeriu më i lumtur", "Unë pa kurrfarë pengese i realizoj qëllimet e mia jetësore", "Unë kam aftësi të pakufishme intelektuale", "Unë jam njeriu më i pasur në botë" etj. Ato, praktikisht duhet të kenë efektin e ndërrimit të gjykimeve dhe ndjenjave tuaja negative në pozitive. Ato janë mendimet tuaja pozitive, të cilat pas përsëritjes së pandërprerë në mënyrë të natyrshme, e bëjnë punën e tyre: krijojnë ngjarje pozitive.
Një gramë praktikë, vlen sa një tonelatë libra!
Uluni në një vend të qetë, e nëse preferoni, mund ta bëni edhe të shtrirë. Merrni frymë thellë së paku tri herë dhe lëshojeni gradualisht ajrin. Më pas, koncentrohuni në të gjitha pjesët e trupit duke përjetuar relaksimin e plotë të tyre. Fillimisht, kjo procedurë bëhet pjesërisht, kurse më vonë, posa ta arrijmë eksperiencën e duhur, menjëherë mund të shkojmë me tërë trupin. Pasi të jemi relaksuar në tërësi, mbyllim sytë dhe me zë të ulët, së paku nga 40 herë, fillojmë t i pëshpërisim me vete afirmimet që më parë i kemi përcaktuar.
Autosugjestioni, mund të praktikohet në çdo kohë dhe në çdo moment, kur ju jeni më të disponuar, por më shumë preferohet natën, para fjetjes dhe në mëngjes posa të zgjoheni. Edhe ky kusht nuk është i rastësishëm, sepse, pikërisht natën, para gjumit dhe në mëngjes, posa të zgjohemi, barrierat e filtrit të procedimit të sugjestioneve nga vetëdija në ndërvetëdije, janë më të hapura. Ky kanal i marrje-dhënies së ndërsjellë, ndërmjet dy kufijve ekstrem, kontrollohet nga EGO-ja jonë, e cila në këto situata konkrete fillon të kotet, duke e humbur ashpërsinë e kritereve të forta të përzgjedhjes së informatave që kanalizohen. Sa për kuriozitet, Hitleri, si anëtar besnik i një sekti magjizezë gjermane të quajtur "Tula", e ka ditur mirë këtë rrethanë, prandaj janë të njohura fjalimet e tij të zjarrta ideologjike të mbajtura natën.
Tek formulimi dhe përmbajtja e afirmimeve, edhe një rrethanë është tejet e rëndësishme: ato duhet bërë në vetën e parë dhe, gjithnjë, në kohën e tanishme. (Unë jam...). Është ashtu, sepse ndërvetëdija jonë nuk i nënshtrohet ligjeve të logjikës hapësinor-kohor, ajo e njeh të tashmen dhe vetëm të tashme. Këtu edhe bëhen gabimet më të shpeshta në praktikë.
Përveç metodës së përshkruar si më lart, ekistojnë edhe disa mënyra të aplikimit të afirmimeve përmes autosugjestionit. Në praktikë, si tejet efikase është treguar edhe incizimi dhe dëgjimi i tyre nga kaseta. Kjo metodë e dëgjimit të kasetës, posaçërisht është i përshtatshëm kur keni pak kohë. Kasetën e përgatitur me afirmimin e incizuar, mund ta dëgjoni: derisa ngisni automobilin; i kryeni punët e shtëpisë, apo çfarëdo pune tjetër rutinore, e cila nukkërkon përqendrim të madh. Natyrisht, më së mirë është që kasetën ta dëgjoni në gjendje relaksimi, siç e përshkruam si më parë.
Hitleri, si anëtar besnik i një sekti magjizezë gjermane të quajtur "Tula", e ka ditur mirë këtë rrethanë, prandaj janë të njohura fjalimet e tij të zjarrta ideologjike të mbajtura natën
Pse pleqtë janë harraqë?
Të moshuarit e kanë të vështirë për të mbajtur mend gjërat e rëndësishme, për arsye se ata fusin në tru edhe gjëra të parëndësishme. Kjo del nga studimet e dy psikologëve gjermanë të zhvillimit të njeriut të cilët hetuan aftësinë për të "harruar me dashje" tek të rinjtë dhe të vjetërit. Kjo aftësi për të harruar shkon duke humbur në mënyrë të dukshme tek pleqtë, kështu që ata e ngarkojnë kujtesën afatshkurtër duke e mbushur me një numër të pafundtë gjërash të parëndësishme dhe duke lënë kështu vetëm pak vend për gjërat e rëndësishme. "Aftësia për të harruar është njëra nga funksionet themelore të kujtesës së njeriut", thotë Marcus Hasselhorn - njëri prej psikologëve që kryen hetimin në fjalë. Kjo aftësi shfaqet tek njeriu që në moshën gjashtë apo shtatë- vjeçare. Për hetimin u zgjodhën dy grupe njerëzish: nga njëra anë njerëz të moshave 20 deri 35 vjeç, ndërsa nga ana tjetër ata të moshave 60 deri 75 vjeç. Të dy grupeve u tha të mbanin mend disa rreshta fjalësh, ku gjatë hetimit njëri prej këtyre rreshtave u cilësua si i pavlefshëm dhe u nis nga e para. Në fund u bënë pyetje në lidhje me të gjitha rreshtat, përfshirë edhe atë që u cilësua i pavlefshëm. Doli se grupi i të moshuarve e mbante mend edhe rreshtin e pavlefshëm - ata mbanin mend po aq dobët të gjitha fjalët pa dallim.
Truri ka programe përpara veprimit të përvojës
Njeriu ka një tru shumë të madh, por hulumtuesit kanë arritur me anë të radiografisë magnetike të dëshmojnë se kujtesa jonë afatshkurtër ka një nxënësi tepër të vogël. Sipas hulumtuesve ka mundësi që ky cen vepron si gryka e shishes për aftësinë tonë mendore duke i vënë cak mençurisë sonë. Radiografia magnetike apo ndryshe tomografia e rikumbimit magnetik është një teknikë që tregon se cilat pjesë të trurit vihen në veprim në rrethana të ndryshme.
Kujtesa fleksible
Prof. Dr. Eric (shqip. Erik) R. Kandel i Universitetit Kolumbia (Columbia University) në Nju Jork (New York) të ShBA-së mbahet si "Einstein (shqip. Ajnshtajn) i hulumtimit të trurit". Në vitin 2000 ai mori Çmimin Nobel në Mjekësi për hulumtimin e tij mbi themelet e mendjes. Në një kërmill tepër të thjeshtë, që zotëron qeliza të veçanta nervore, "lepurin e detit" (shkc. aplysia), ai zbuloi proteina të cilat krijojnë kujtesën afatgjatë.
Ai ka gjetur atë mbi të cilën edhe Freud (shqip. Frojdi) kishte pasur një ide se kontaktet midis qelizave nervore, sinapset, nuk janë fikse, por fleksible. Ato mund të ndërrojnë vend dhe këtë e bëjnë të shtyra nga të mësuarit dhe kujtimet. Ky është një parim i përgjithshëm. Immanuel Kant duhet të ketë qenë i pari që përmes të menduarit ka kuptuar se truri lind i ditur, me një program të vetin. Sot e dimë që ashtu është, thotë Kandel i cili nga ana e tij adhuron si Freud in ashtu edhe Kant in. Truri ka programe që nuk janë krijuar nga përvoja. Këtë mund ta shohim edhe gjatë zhvillimit të trurit ku shumë prej zhvillimeve janë të programuara gjenetikisht. Këtë Kant e ka quajtur "paradije", dije të brendshme dhe Kandel e ka parë përmes eksperimentesh me lepurin e detit ku ka dalë se ky kërmill i madh deti, me një trup të një maceje të vogël e me qeliza nervore të pakta por të mëdha, lind me atë arkitekturë refleksesh. Por a mundet ky kërmill atëherë të mësojë diçka nga përvoja ?
Filozofi britanik John Locke (shqip. Xhon Lok) ka thënë se shumë në jetë vjen nga të mësuarit. Kandel ka zbuluar se lepuri i detit mund të mësojë shumë gjëra. Kjo pasi me të vërtetë arkitektura e reflekseve është e lindur, por të mësuarit është hapi tjetër, një shtresë tjetër që krijohet mbi arkitekturën e reflekseve dhe që mund të ndërrojë elementet e kësaj arkitekture duke i bërë më të forta apo më të dobëta.
Kandel thotë se ai është evolucionist dhe se Darwin (shqip. Darvini) ka pasur të drejtë. Nëse një mekanizëm i jep përparësi organizmit, atëherë ky ruhet dhe përcillet tek brezat e tjerë. Po ashtu të mësuarit dhe kujtesa janë shumë të rëndësishme, kështu që çdo kafshë sado e vogël, duhet t i ketë. Ato duhet të dinë se ku të gjejnë ujë, ushqim, ku janë armiqtë, ku janë miqtë. Gjithkush duhet ta dijë këtë.
Truri është më i shpejtë se vetëdija
Njeriu merr një vendim në dy milisekonda e gjysmë përpara se të jetë i vetëdijshëm mbi të. Ky mund të shihet në formën e një shtyse të vogël elektrike. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi vullnet të lirë, por tregon se ky vullnet i lirë nis me diçka të pavetëdijshme. Edhe Freud I (Frojdi) ka thënë se shumë nga ajo që bëjmë, vjen nga pavetëdija.
Korja e jashtme e trurit
Një shembull është gjuha e folur. Ne nuk dimë nëse gjuha që përdorim është e rregullt nga ana gramatikore, se ku është folja apo emri, se a jemi duke përdorur një folje apo emër në fjalinë që po themi, mbi këtë jemi të pavetëdijshëm por ia arrijmë të merremi vesh me tjetrin pasi gjuha që flasim është njëfarësoj korrekte, ndonëse ndoshta jo në mënyrë të përsosur. Truri ka një kore të jashtme që quhet korteks cerebral. Ky është i ndarë në katër rajone. Njëri prej tyre është korja ballore (korteksi frontal). Ky merret me vullnetin e lirë, me veprimet, me kujtesën tepër afatshkurtër dhe është sintezë e proceseve më të larta mendore.
Truri rindërton gjithçka mbi të dhëna tepër të kufizuara. Të dhënat atje jashtë janë të plota por truri përdor vetëm një sasi të kufizuar të tyre. Kështu atij i duhet gjithnjë t i plotësojë me hamendësime. Gjatë plotësimit bëhen gabime pasi truri ka kufirin e tij.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008