E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në krizë, fajtor PD e PS

Autori i Lajmit: red.
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, fajëson dy partitë e mëdha PD e PS për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Sipas Metës, “integrimi në NATO nuk ishte meritë e Berishës, por u nxit nga vendet e Aleancës për të ruajtur stabilitetin. Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, fajëson 2 liderët e partive më të mëdha në vend, Sali Berishën dhe Edi Ramën si shkaktarë të situatës në të cilën ndodhet Shqipëria. “Demokracia në Shqipëri është në një situatë kritike. Po cenohet pavarësia e gjyqësorit”, - tha sot kreu i LSI-së, gjatë një takimi me anëtarët e kësaj partie në qytetin e Gjirokastrës. Meta akuzoi Ramën se “ka sjellë shpërbërje të PS-së duke bashkëpunuar me Berishën, sidomos pas tragjedisë së Gërdecit, kur duhej të kërkonte dorëheqjen e tij.”
Sipas Metës, “integrimi në NATO nuk ishte meritë e kryeministrit Berisha, por u nxit nga NATO, e cila synonte të ruante stabilitetit në rajon”. Gjatë takimit Meta foli dhe për eksodin e fundit të kësaj force në Gjirokastër, ku u larguan disa anëtarë. “Largimi i tyre nuk është shqetësues, ata janë falsifikatorë të mandateve për këshilltarë”. Meta akuzoi kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës për monopolizim të saj si dhe deputetin e zonës për aferat korruptive në tenderat e zhvilluara. Në fund Meta ftoi dhe anëtarët e PS të bashkohen me LSI, si zërin e së vërtetës dhe të së ardhmes.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›