E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkencëtarët japin sihariqin:Alzhejmerit i është gjetur ilaçi

Autori i Lajmit: red.
Disa shkencëtarë që përbëjnë një grup të posaçëm studimi në institutin anglez të Alzajmerit në Londër, publikuan sot në mëngjes lajmin. Ata thanë se kanë arritur “zbulimin e një mënyre të re trajtimi të sëmundjes së Alzeimer”. Sipas shkencëtarëve, kjo metodë e re, mund të reduktojë ndjeshëm shfaqjen e simptomave të kësaj sëmundjeje të pashërueshme.
Londër, 31 Korrik, NOA – Sëmundja fatale e Alzaimerit e cila vazhdimisht ka marrë jetë njerëzish, mund të jetë tani e tutje jashtë listës së diagnozave të pashërueshme pas një zbulimi të gëzueshëm në Britaninë e Madhe. Disa shkencëtarë që përbëjnë një grup të posaçëm studimi në institutin anglez të Alzajmerit në Londër, publikuan sot në mëngjes lajmin. Ata thanë se kanë arritur “zbulimin e një mënyre të re trajtimi të sëmundjes së Alzeimer”. Sipas shkencëtarëve, kjo metodë e re, mund të reduktojë ndjeshëm shfaqjen e simptomave të kësaj sëmundjeje të pashërueshme. Trajtimi i ashtuquajtur Rembler godet grumbullimin e proteinave “tau” që formohen në brendësi të qelizave të trurit të të sëmurëve me Alcajmer duke i shkatërruar ato, pasi shkaktojnë çrregullime të kujtesës”, ka deklaruar sot për mediat e Londrës, profesori Claude Ëishik. Këto rezultate janë arritja më domethënëse në trajtimin e grumbullimit të proteinave “tau” në qelizat e trurit që nga zbulimi i tyre nga Alois Alzheimer , - vijoi ai. Bëhet e ditur se studimi i parë mbi efektet e trajtimit të ri është aplikuar në 321 pacientë në periudhën fillestare dhe në një periudhë më të avancuar të sëmundjes, në Britaninë e Madhe dhe në Singapor. “Ne konstatuam se te të sëmurët, të cilët iu nënshtruan këtij trajtimi u vu re reduktimi me 81 për qind i dëmtimit të kapaciteteve të tyre mendore , njoftuan shkencëtarët. Gjithsesi, Clive Ballard, drejtues i kërkimeve shkencore në institutin britanik të Alzajmerit pohoi se duhet të bëhen përpjekje në një spektër më të gjerë për të konfirmuar vlefshmërinë e këtij trajtimi dhe të përcaktohet se në çfarë mase ai do t iu vijë në ndihmë miliona personave që vuajnë nga kjo sëmundje shkatërruese , tha ai. Alzhajmer është një sëmundje e pashërueshme që prek trurin dhe shkakton çrregullime të kujtesës dhe të sjelljes. Organizata Botërore e Shëndetësisë evidenton faktin se 24 milionë njerëz në të gjithë botën, preken nga kjo sëmundje fatale.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›