Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane, edhe këtë vit ndryshon gjeografinë
Autori i Lajmit: red.
Projekti Ditë të Trashëgimisë Kulturore Europiane është një aktivitet që zhvillohet nga të gjitha vendet e Europës, përgjithësisht në muajin shtator. Ky aktivitet, i cili zhvillohet në kujdesin dhe me mbeshtetjen e Këshillit të Evropës, synon ruajtjen, promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për potencialet reale që përbën dhe paraqet kjo trashëgimi. Ditë të Trashëgimisë Kulturore Evropiane, aktivitet i cili është kthyer tashmë në një traditë, do të promovojë vlerat e trashëgimisë kombëtare si pjesë e trashëgimisë së madhe Europiane në të cilën konvergojnë të gjitha vlerat e saj. Gjeografia e projektit është e ndryshme çdo vit, në varësi të problematikës që fokuson vetë aktiviteti dhe përgjithësisht e përqëndruar rreth objekteve më të spikatura të trashëgimisë kulturore. Në Shqipëri ky aktivitet zhvillohet që nga viti 1998, dhe ka synuar të sensibilizojë jo vetëm opinionin e gjerë për vlerat reale që paraqet kjo trashëgimi, por edhe organizmat qeveritarë dhe joqeveritarë të të gjitha nivelet, me qëllim nxitjen e tyre për të kontribuar në mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve të kulturës. Në këtë kuadër, janë zhvilluar seminare të ndryshme pune të ekspertëve të monumenteve të kulturës dhe përfaqësuesve të organizmave të ndryshme, janë zhvilluar koncerte masive me këngë e valle popullore që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ekspozita pikturash apo fotografish ku në fokus ishin monumentet e kulturës, si dhe vizita masive në objektet monument culture. Një aspekt i rëndësishëm i këtij aktiviteti është edhe pasqyrimi mediatik dhe publiciteti që i bëhet aktiviteteve si në median elektronike ashtu dhe në atë të shkruar. Kështu, posterat, broshurat, spotet televizive kanë qenë pjesë e qenësishme e realizimit të aktivitetit, duke e sjellë kështu, më afër publikut. Është planifikuar të mbahet një seminar me temë: “Arkeologjia nënujore dhe potencialet e saj në Shqipëri” në të cilin do të diskutohen ndër të tjera edhe cështje të tilla si: shfrytëzimi i potencialeve arkeologjike nënujore në të mirë të turizmit kulturor, mbrojtja e pasurive arkeologjike nënujore, shtrirja e bashkëpunimit me institucione ndërkombëtare të kësaj fushe etj..
Aktiviteti ndër vite
Në Shqipëri ky aktivitet zhvillohet që nga viti 1998, vit në të cilin u organizua një seminar shkencor me temë: “Voskopoja dhe tradita e saj kulturore”Ndërmjet 10-15 kumtesave të autorëve vendas dhe të huaj, u evidentua roli dhe kontributi i Voskopojës në zhvillimin e kulturës pasbizantine dhe vendin që zë ajo në rrafshin e kulturave ballkanike. Në hollin e Bibliotekës para celjes së simpoziumit u përurua ekspozita e Bibliotekës Kombëtare me libra dhe gravura të vjetra kushtuar Voskopojës, kulturës dhe artit të saj.
Në vitin 1999, Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane, nuk u zhvilluan në një qendër të vetme dhe nuk patën një tematikë fikse. Objekt i aktivitetit nuk ishin specialistët me temat e tyre por vetë të rinjtë e shkollave të mesme të disa qyteteve dhe njohja e tyre me monumentet kulturore. Përzgjedhja e tematikës “Të njohim monumentet kulturore të rrethit tonë” synonte promovimin e vlerave historike, dhënien e një informacioni për vlerat që mbartin shumë kala, objekte kulti, ura, fortifikime, etj, si dhe rritjen e krenarisë për trashëgiminë tonë të pasur kulturore.Ky projekt u realizua në disa qytete njëkohësisht si në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, dhe Gjirokastër. Turneu u udhëhoq nga specialistë të Instutit të Monumenteve të Kulturës. Në ditën e dytë u zhvilluan dy konkurse “Monumentet në fokusin e të rinjve amatorë” ku u përcaktua edhe fotografia më e mirë, si dhe konkursi për posterin më të mirë kushtuar mbrojtjes së monumenteve të kulturës.
Viti 2000 do ta gjente aktivitetin në Tiranë ku kësaj here u përurua faza e parë e restaurimit të Kompleksit të Ministrive e quajtur “Kthim në Identitet”. Ky aktivitet u shoqërua me një ekspozitë me foto të vjetra të qytetit të Tiranës si dhe me koncerte e parada me veshje popullore të cilat i shtuan atmosferën festive aktivitetit. Ndërkohë, aktiviteti i vitit 2001 si risi të tijën kishte organizimin në dy qytete: ato të Krujës dhe Lezhës përkatësisht në Kalatë e këtyre qyteteve. Në qytetin e Lezhës, në ambjentet e bibliotekës së qytetit u promovua libri “Guidë në Trashëgiminë Kulturore Shqiptare” dhe u organizua me këtë rast një tryezë e rrumbullakët mes specialistëve të fushës e cila u pasua nga vizita në memorialin e Skënderbeut. Mbasditja e aktivitetit vazhdoi në kalanë e Krujës ku pas vizitës në Muzeun Historik dhe atë Etnografik, vizitorët patën mundësi të ndiqnin një koncert me këngë popullore dhe të shijonin një koktej me gjellë tradicionale të zonës. Në vitin 2002, aktiviviteti u zhvendos në qytetin e Beratit, qytet i cili njihet për vlerat dhe potencialet kulturore që mbart. Aktiviteti filloi me seminarin “Trashëgimia kulturore shqiptare, pjesë e trashëgimisë evropiane, në kontekstin e shekullit të ri”. Aktiviteti u zhvillua në Galerinë e Arteve të qytetit dhe u pasua nga një koncert i orkestrës sinfonike të Beratit. Ditën e dytë te aktivitetit u përurua mbyllja e punimeve të laboratorit të restaurimit të ikonave. Në vitet 2003, 2004, 2005, «Ditë të Trashëgimisë Kulturore Evropiane» u zhvilluan në qytetin e Gjirokastrës, duke synuar të sensibilizohej opinioni dhe organizmat e interesuar në lidhje me vlerat qe mbart ky qytet.
Ditë të Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2003
Më datat 28, 29,30 shtator 2003 Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane do të zhvilloheshin në Girokastër. Kësaj here organizimi i këtij aktiviteti kulmoi me Ditën Kombëtare të Trashëgimisë më 29 shtator. Spoti televiziv dhe posteri i prodhuar me këtë rast kishte logon “Gjirokastra ne UNESCO”. Aktiviteti konsistori në disa aktivitete sic ishin :botimi dhe promovimi i librit mbi legjislacionin në fushën e trashëgimisë, koncert me muzikë dhome dhe koncert folkloric, konferencë shkencore e organizuar nga IMK mbi vlerat e Gjirokastrës, qytet kandidat për të hyrë në listën e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, prezantim librash mbi etnokulturën, përurime punimesh restaurimi në Gjirokastër dhe zonën përreth, ekspozite fotografike, etj.
Ditë të Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2004
Aktiviteti Ditë të Trashëgimisë Kulturore Evropiane për vitin 2004 u mendua të zhvillohej më 29 shtator 2004, ditë që është shpallur si Dita Kombëtare e Trashëgimisë por që përkon edhe me fillimin e aktivitetit madhor të përkatërvjetshëm të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. U krijua një aktivitet multikulturor i cili pati një impakt të konsiderueshëm tek publiku. U zhvillua një paradë kostumesh popullore për të promovuar edhe vlerat e vecanta të kësaj pjese të trashëgimisë sonë kulturore, minikoncerte folkorike si dhe promovime librash.
Ditë të Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2005
Në vitin 2005 u organizuan një sërë aktivitetesh me një gjeografi të pasur, të shpërndarë, si në Tiranë, në Berat, Gjirokastëretj. Në këtë vit u zhvilluan simpoziume, ekspozita, koncerte me muzikë dhome etj. Në vitin 2006 ky aktivitet nuk u zhvillua per mungesë fondesh.
Në vitin 2007 u krijua një rrjet aktivitetesh të zhvilluara nga institucione të ndryshme, kulturore dhe artistike
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008