Rama: Kolegji s’dha drejtësi. Opozita aksion për shpëtimin e demokracisë
TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot në një konferencë për shtyp nga selia rozë rreth vendimit që u shpall në mesnatë nga Kolegji Zgjedhor për procesin zgjedhor në Tiranë. Sipas Ramës, Kolegji vendosi padrejtësisht duke rikthyer cështjen në KQZ, pasi sipas numrit 1 të PS, institucioni për zgjedhjet ka dëshmuar se cënoi votën e qytetarit.
“Në dje nuk morëm vendimin e duhur, dje u vulos padrejtësia që vulosi procesin për Tiranën. Kolegji nuk pati kurajon të shohë gjithë të vërtetën . Sot procesi është rikthyer në tavolinën e kanibalizmit elektoral aty ku u grabit fitorja jonë dhe ku u prodhua tabela e turpshme e elektoratit”.
Rama riktheksoi se opozita do ti shkojë deri në fund betejës ligjore edhe pse mungon besimi tek KQZ.
“Ne do ti shkojmë deri në fund betejes sonë pavarësisht se nga KQZ nuk presim gjë tjetër vec kanibalizmit me votat e qytetarëve dhe kutitë ku kanë votuar. Grabitësit mund tu shpëtojën shumë gjërave, por asnjëherë ky popull nuk do i shohë si fitues të 8 Majit”.
Kreu I PS shprehu besimin se fitorja e PS ishte e bindshme jo vetëm në gjtihë Shqipërinë, por dhe në Tiranë, ndaj opizita tani ngarkohet me një mision të radhës.
“Ne fituam fushën e garës në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, tani kemi pëërgjegjësinë për aksionin opozitar për shëptimin e demokracisë dhe rimëkëmbjes së vendit”.
Sipas Ramës procesi zgjedhor në Shqipëri ka humbur integritetin dhe besueshmërinë dhe është shembulli më konkret për largimin 1 orë e më parë të pushtetit.
“Do veprojmë në cdo front, me pasion, besim të palëkuntur që na jep e drejta kushtetuese”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama: Kolegji s’dha drejtësi, opozita aksion për shpëtimin e demokracisë