E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, bie 10 metra lartësi me makinë, vdes 47 vjecari

SARANDE-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vergo-Sarandë. Një automjet tip Toyota me targa greke ka dalë nga rruga duke rënë në rreth 10 metra pjerrësi.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit 47 vjecari Xhevat Mejdiu. Sipas policisë, Mejdiu udhëtonte nga fshati Vergo në drejtim të qytetit të Sarandës.
Ndërkohë shkak i aksidentit mësohet se ka qënë shpejtësia tej normave e automjetit, ndërsa ka ndikuar në daljen e mjetit nga rruga edhe shtresa e cakullit e hedhur në këtë aks, i cili është në ndërtim e sipër.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›