E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes izolohen nga bora dhjetra komuna

Reshjet e dendura të dëborës të cilat kanë nisur së rëni që në orët e vona të natës së mbrëmshme, kanë sjellur mjaft probleme në të gjithë Qarkun e Kukësit. Problemet më të mëdha janë shënuar në infrastrukturën rrugore ku akset nacionale dhe ato rurale janë izoluar totalisht.

Izolohen nga rreshjet e dendura të dëborës shumë komuna në qarkun e Kukësit. Komunat Zapod, Arrën, Kalis, Grykë- Cajë, Bushtricë, Ujmisht, Shishtavec, Topojan, Surroj, Fajza, Golaj, Gjinaj, Lekbibaj, Margegaj, si dhe dhjetra fshatra të tjerë të komunave Tërthore, Malzi, Bicaj e të tjera janë izoluar dhe nuk kanë asnjë komunikim me qendrat e komunave apo qendrat e qyteteve Kukës, Krumë dhe Bajram Curri.

Probleme të mëdha janë shënuar edhe në infrastrukturën rrugore. Kështu janë bllokuar akset Kukës-Drajrec, Kukës- Shishtavec, Kukës- Krumë, Kukës- Bushtricë, Kukës-Bajram Curri.

Sipas të dhënave të marra pranë Drejtorisë Rajonale të Rrugëve vëmëndja më e madhe i është përqëndruar aksit kombëtarë Kalimash- Kukës- Morin në të cilin janë dislokuar mjete borëpastruese dhe ato që hedhin kripën dhe skorjen për ta mbajtur atë të hapur në mënyrë që të mos bllokohet qarkullimi i automjeteve.

Arben Basha, drejtori i këtij dikasteri thotë për Alsat se janë në punë 7 borë pastruese, 2 eskavatore, 3 fadroma qe shpëndajnë kripë e skorje dhe një traktor.

Sa i takon qytetit të Kukësit dëbora arrin në 20 centimetra ndërsa në zonat e thella malore trashësia e dëborës ka arritur në 40- 80 centimetra, për vetë faktin se dëbora ka rënë me intensitet të lartë dhe po bie akoma.
Por probleme ka pasur në zona të caktuara edhe sa i takon furnizimit me energji elektrike, ku vetëm në qytetin e Kukësit ka dy lagje që nuk furnizohen me drita.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›