E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon policët e plagosur: Skencari pucist s'është mbyllur

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi sot se “skenari pucist” ende nuk është mbyllur por se pushteti i ligjshëm nuk mund të rrëzohet me dhunë.

Zonja Jozefina Topalli ka qenë sot paradite në ambientet e Spitalit Ushtarak për të vizituar policët e plagosur në demonstratën e 21 janarit.

“Jam këtu në shenjë solidarizimi me Policinë e Shtetit dhe punonjesit e Gardës”- ka thënë Topalli menjëherë pasi ka dalë nga ambientet e spitalit.

Kryetarja e parlamentit i ka cilësar “heronj të Shqipërisë dhe të ditës” policët e plagosur.
“Ata djem aty të qëlluar në një demonstratë të dhunshme në një skenar puc shteti kundra Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në një skenar të organizuar dhe të drejtuar Edvin Rama.”- nënvizoi Topalli.

Ajo akuzoi liderin e opozitës Edi Rama si përgjegjësin kryesor të kësaj demonstrate dhe të një skenari pucist qe ende nuk është mbyllur.
“Djemtë e gardës dhe policisë kanë mbrojtur insituticionet kushtetuese në një sulm të paralajmëruar nga Edi Rama. …Skenari pucist ende nuk është mbyllur por me heronj si këta dhe cdo qytetar shqiptar që nuk pranon dhunën nuk rrëzohet institucioni, pushteti i ligjshëm. “-deklaroi Topalli.

Në demonstratën e 21 janarit 3 demonstrues mbetën të vrarë me armë zjarri, 27 policë u plagosën. Nga punonjësit e policisë të plagosur në gjëndje më të rëndë është Haki Dabuti. Sipas mjekëve ai është goditur me tullë në pjesën ballore të kokës dhe është e pamundur ndërhyrja kirurgjikale pasi mund të përkeqësohet gjëndja shëndetësore e tij. Mjekët thonë se polici reagon dhe flet por situate mbetet e rëndë pasi ka simptoma të gjakut të mbledhur në tru.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›