Trazirat ambasadori danez apel per reflektim. Viktimat paguan per politiken

Reagimeve seri të ndërkombëtare një ditë më parë për t’i dhënë fund protestave të dhunshme, i shtohet dhe ai i ambasadorit danez, Karsten Ankjaer Jensen, nëpërmjet një deklarate për shtyp, diplomati nga Danimarka ia faturon përgjegjësinë të dy forcave politike.
“Tre persona, paguan me çmimin më të lartë të mundshëm paaftësinë e politikës shqiptare për të gjetur kompromiset. Një numër shumë më i madh u plagosën dhe mund të mbartin përgjithmonë shenjat e plagëve të shkaktuara nga dështimi i politikës së demokracisë shqiptare. Ky fakt, thellësisht trishtues, duhet të na japë shkak për qetësi dhe reflektim të thellë. Nevojiten vendime të mençura dhe jo intensifikim i veprimeve e retorikave” thotë Jensen në njoftimin për mediat.
Ndër të tjetra ai shton: ”E drejta për të demonstruar me mjete paqësore, është themelore në demokraci. Çdo përpjekje për ta kufizuar këtë të drejtë është një sulm ndaj demokracisë. Por dhuna e shkatërrimi nuk mund të justifikohen. As forca e tepruar e ushtruar pa dallim”.
Zbardha e njgjarjes dhe gjetja e fajtorëve tashëm është një cështje e drejtësisë sipas ambasadorit i cili i bën thirrje politikës të mos përzihet. ”Presim që institucionet e drejtësisë shqiptare të marrin përgjegjësitë e tyre, në mënyrë të qartë e transparente, dhe të ndjekin ligjërisht, në përputhje të plotë me ligjin, të gjithë shkelësit e tij nga të dy palët” thotë ai
Diplomati vërëhen se pasojat e përplasjes së armatosur në 21 janar do të jenë më të mëdha nga ç’mendohen. Por ky duhet të jetë një moment reflektimi politik.
”Demokracia shqiptare është sfiduar përsëri tashmë si nga ngërçi i gjatë politik ashtu edhe nga ngjarjet e fundit që çuan në tre të vdekur. Në një udhëkryq të tillë, unë i bëj thirrje të fortë qeverisë dhe opozitës të zgjedhin me mençuri në interes të popullit shqiptar”-përfundon amabasadori danez deklaratëtne tij.