E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kryeministër, fajin e dështimeve të tua nuk e ka opozita

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit.

Sipas Ramës, Berisha nuk bën gjë tjetër vese ankohet për opozitën, duke thënë se ia ka ajo fajet për gjërat që nuk shkojnë mirë në këtë vend.

Kryeministri: Opozita më pengon të luftoj korrupsionin, të rris punësimin, të ul varfërinë, s’kam c’bëj, fajin e ka opozita. Unë jam thjesht kryeministër!

Ah, po rritet dëshpërimi e pesimizmi në Shqipëri, pohon Saliu! E fajin e paska opozita që kryeministri s’di të qeverisë, po vetëm të grabisë e rrënojë, ka thënë Rama.

Ai është ndalur edhe tek thirrja e PD-së, e cila kërkon nga PS që të pranojë heqjen e imunitetit deri më 6 gusht, duke marrë shembull të majtën sllovake. Rama thotë se është dakord, por të niset në fillim me heqjen e taksës së sheshtë, ndërsa duke u ndalur tek integrimi, ai tha se korrupsioni dhe krimi janë shkaqet e dështimit, jo opozita.

Të marrim shembull nga e majta sllovake thotë kryeministri. Dakord jemi, e nisim me heqjen e taksës së sheshtë! Kjo ishte e para gjë e tyre sa fituan.

Sa për integrimin, PS ka bërë e do bëjë gjithçka duhet, po korrupsioni, krimi, lëmshi me pronat, rrënimi i administratës, janë dështimet e qeverisë, shprehet Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›