“Spitali i ri, do k
"Spitali i ri universitar do të luftojë monopolet e krijuara në QSU", këtë deklaratë ka bërë dje ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka.
Sipas tij, funksionimi i kësaj qendre do të jetë i ndryshëm nga ajo ekzistuese. Mjekë të rinj me specializime jashtë vendit, si dhe aparatura të teknologjisë më të fundit. Këto sipas ministrit do të jenë pikat e forta të qendrës spitalore universitare "Shefqet Ndroqi". Për herë të parë sistemi shëndetësor publik do të hyjë në konkurrencë brenda llojit. Janë të paktën 50 dosje mjekësh që presin në Ministrinë e Shëndetësisë për të konkurruar për spitalin e ri. Ai po vendoset në ambientet e ish-sanatoriumit dhe do të nisë nga puna në fund të këtij viti. Me kapacitet 300 shtretër, 2 reanimacione dhe 4 salla operatore, spitali do të ofrojë të gjitha shërbimet e QSUT-së. Vendimi për kthimin e spitalit "Shefqet Ndroqi" në një qendër universitare u mor nga qeveria disa ditë më parë.