E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Opozitës i ofrojmë dialog edhe për 2010-ën

Mazhoranca qeverisëse i ofron opozitës dialog edhe për vitin 2010. Ilir Meta zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm konfirmoi dje se qeveria ka vullnetin më të hapur e të sinqertë për të mbështetur çdo kërkesë legjitime, demokratike e kushtetuese që ajo të hyjë në Parlament. “Jemi të hapur për të ofruar mbështetjen tonë në funksion të forcimit të shtetit ligjor, që do t’i shërbejë përshpejtimit të integrimit evropian të vendit dhe absolutisht një debati konstruktiv dhe favorizues për integrimin e vendit”, - deklaroi z. Meta. Por sipas tij, dialogu kërkon të paktën dy palë. Dhe, - shtoi ai, - në këtë drejtim ju e dini që qeveria dhe mazhoranca janë të palëkundura për të ecur përpara në rrugën e dialogut. “Natyrisht që mbetet në vullnetin e palës tjetër, që edhe ajo vetë të kuptojë filozofinë e dialogut dhe unë shpresoj që ata do ta kuptojnë”, - tha z. Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›