E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Xhaçka: Pranojmë dialog, por jo mbi kuti të mbyllura

Deputetja e PS-ja, Olta Xhaçka, reagoi dje pas deklaratës së zv.kryeministrit Ilir Meta, i cili kërkoi nga opozita që të pranojë dialogun, duke thënë se PS-ja nuk mund të pranojë dialog mbi kutitë e mbyllura. Sipas saj, Ilir Meta ta harrojë se mund të lajë gojën me fjalën dialog, madje do të ishte më mirë të mos fliste fare, se sa hap gojën u kujton njerëzve çka thënë kundër dialogut me Sali Gërdecin. “Ne nuk mund të pranojmë kushte të ashtuquajtura ligjore për dialog, sepse jo vetëm ligji se ndalon Parlamentin të hapë kutitë, po as qeveria s’ka shpëtim duke i mbajtur ato mbyllur me pahir. Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet e hapur për dialog, por dialogu duhet të fillojë me zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit, e vërtetë që mund të zbulohet vetëm me hapjen e kutive”, - tha deputetja Xhaçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›