E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Legalizime falas në zonat informale. Berisha, hajdut në çdo lagje

Rama-ShkoderTiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se me ardhjen në pushtet të tyre pas 23 qershorit do ta bëjë falas procesin e legalizimeve në zonat e varfra informale të vendit.

Zonat informale, familjet e varfëra sdo të paguajnë asnjë qindarkë për legalizimet. Të gjitha shpenzimet e procesit të legalizimeve do ti bëjë shteti,-u zotua Rama.

Rama tha se procesi do të jetë transparent teksa ftoi qytetarët të mos i besojnë alternativës së PD-së.

Mos i besoni kurrë idesë se procesi mund të funksionojë me këtë teorinë e legalizimit në një zyrë në çdo lagje, domëthënë të vendosë një hajdut në çdo lagje,-tha Rama.

Rama shtoi se periferia e Tiranës është e zhytur në varfëri, sepse i intereson për elektorat besnik Sali Berishës.

I duhen aty të varfër. Të mbyllur në atë bunker të krijuar prej tij për tju mbajtur larg qytetitJo të ndërtonte 400, por 4000 mijë apartamente për atë votë dhe besnikëri që ja keni dhënë pa kushte 20 vjet, -tha Rama duke premtuar çertifikatën e tokës për ata që e punojnë.

Rama tha se do të ofrojë shëndetësisë falas e u zotua se përzgjedhja e mësuesve do të bëhet nga prindërit.

Në fillim të vitit e në fund të vitit, analizë të mësuesveduke marrë miratimin e prindërveZhdukim pagesat me EuroShpëtojmë mësuesit nga presionet partiake,-tha Rama.

I pyetur mbi ngërçin e KQZ-së kryesocialisti tha: Lërëni KQZ-në, të shkuarën se pas tetë ditësh është pasioni që Shqipëria takhet me të ardhmen. E shkuara vlen si pasqyrë për të parë ta ardhmën. E në atë pasqyrë ne mund të shohim lehtësisht rrugëdaljen nga e gjithë problematika e rëndë e ruajtjes e garantimit të votës.

Rama u shpreh se kush e voton më shumë PD-në, e ha më shumë. Bota se takon dot më se nuk ja jep dot më dorënBelle Air është një çështje që i takon pas zgjedhjevee do ti kërkojmë kësaj kompanie si ka kaq shumë para e avionë të sjellë kaq shumë njerëz nga jashtë…Manipulim dhe shtrëmbërim i kulturës të atyre që janë jashtë,-tha Rama në takimin me temë Tirana e të Gjithëve duke premtuar kthimin e rendit e sigurisë publike në 300 ditët e para të qeverisjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›