E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/presidenti i SHBA takohet me Berishen: jam i lumtur te vij ne Shqiperi Eva Gjura

Ne diten e dyte te punimeve te Konferences se 49-te te Sigurise ne Mynih te Gjermanise, kryeministri Berisha ka zhvilluar nje takim te perzemert me zevendes presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Joseph Biden. Gjate ketij takimi, kryeministri Berisha e uroi perzemersisht z. Biden per rizgjedhjen per nje mandat te dyte ne postin e Zevendes Presidentit dhe e falenderoi per mbeshtetjen qe administrata e Presidenti Obama dhe ai personalisht, i kane dhene dhe i japin Shqiperise dhe shqiptareve.

Kryeministri e ftoi z. Biden te vizitoje Shqiperine, ftese te cilen ai e pranoi me shume kenaqesi. "Shqiperia eshte nje vend qe une e dua me gjithe zemer, nje vend per te cilin kam konsideraten dhe respektin me te madh”, eshte shprehur Zevendes Presidenti Biden. Zevendes presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Joseph Biden, ka qene i ftuari i vecante i Konferences se Sigurise, i cili gjate fjales se tij ka bere nje ekspoze te bilancit kater vjecar te mandatit te pare Obama-Biden dhe ka shpalosur qendrimet e Shteteve te Bashkuara, per sigurine globale per mandatin qe vjen. Duke informuar rreth zhvillimeve te konferences, kryeministri Berisha eshte shprehur gjate nje prononcimi se, ne ekspozene e tij, zv/presidenti Biden, i cili i eshte adresuar kesaj konference kater vite me pare, beri nje bilanc te pasur suksesi te mandatit te pare te Presidentit Obamam dhe Biden dhe njekohesisht paraqiti objektivat e politikes se jashte per sigurine globale dhe siguroi se, per SHBA, Europa eshte nje aleate esenciale. Berisha tha se, “Shtetet e Bashkuara jane nje fuqi pertej Atlantikut dhe kjo eshte ne interesin me te mire te Europes, sikunder eshte ne te miren e saj, te angazhohet dhe te kontribuoje dhe ajo ne perballimin e sfidave te sigurise ne Pacifik dhe kudo ne Bote, si dhe per promovimin e demokracise dhe vlerave te saj ne kontinente dhe vende te tjera”. Gjithashtu Berisha beri te ditur se, ne kete konference, u diskutua gjeresisht per marredheniet, partneritetin me Rusine, marredheniet me Kinen dhe fjala ishte shume inkurajuese. “Nder te tjera zevendes presidenti preku edhe ceshtjen e Greqise, ku ftoi Europen te rishikoje qendrimin ndaj atyre qe quhen standarde, ne menyre qe te liberalizohet me tej tregtia midis dy aneve te atlantikut”, u shpreh kryeministri, ne prononcimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›