E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gençlerbirligi: Sukaj kushton 100 mijë euro

 

Nuk do ta ketë aspak të lehtë të largohet nga Turqia Xhevahir Sukaj. Futbollisti, i pakënaqur me aktivizimin gjatë sezonit të kaluar te Gençerbirligi dëshiron një sistemim të ri, ndoshta në Qipro por pengesa kryesore vejn pikërisht nga skuadra turke. Drejtuesit e këtij klubi kanë pohuar se nuk do ta lëshojnë futbollistin pa 100 mijë euro, vlerë kjo sipas tyre e kartonit të Sukajt. Shkodrani gjatë sezonit të kaluar firmosi një kontratë trevjeçare me Gençlerbirligi dhe që në fillim të kampionatit u huazua tek Haxhitepe ku luanin edhe dy shkodranët e tjerë, Teli e Lika. Pas mbarimit të sezonit të parë ai tashmë kërkon të gjejë një strehë të re për karrierën e tij. Ofertat në fakt nuk i kanë munguar, kryesisht në Qipro por edhe në vende të tjera. "Drejtuesit më kanë kërkuar të paraqitem në stërvitje me ekipin ngaqë kam kontratë me ta. Unë di të them se kam disa oferta aktualisht por më e mira për momentin është ajo që kam me Gençlerbirligi. Ata nuk më lënë kollaj të largohem. Nëse dua ta bëj këtë, klubi që do më marrë duhet t'i paguajë shumën e 100 mijë eurove. Prandaj kjo mbetet për t'u parë", ka pohuar futbollisti në një prononcim për të përjavshmen "Vllaznimi sportiv".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›