E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e Dinamos fut në sherr tifozët

 

Ka acaruar së tepërmi tifozët humbja e Dinamos në Finlandë. Nuk ka qenë rezultati 4-1 më shumë se mënyra sesi kjo skuadër ka pësuar katër gola me kokë nga krosa të ardhur në zonë nga goditje standarde. Shumë tifozë kanë "shpërthyer" dje në kritika në forume të ndryshe në internet, kryesisht në facebook ndaj mbrojtjes së Bluve të kryeqytetit. Në shumicën e rasteve kryqëzohej qendra e repartit divensiv e cila ka qëndruar statike në të gjithë golat e pësuar. Madje në asnjë nga krosat që më pas u kthye në gol nga na e finlandezëve të FC Lahti nuk është shoqëruar as me më të voglin impenjim nga mbrojtësit dinamovitë. Kjo ka qenë pak a shumë rezymeja e kritikave që ultras të kësaj skuadre kanë bërë dje në internet. Ka pasur disa që edhe kanë mbrojtur ekipin me pretendimin se finlandezët kanë qenë më në formë për shkak se kampionatin i këtij vendi është në klumin e tij ndërsa Dinamo kishte më shumë se një muaj, që pas përfundimit të Superligës që nuk zhvillonte një ndeshje normale (hiq këtu një miqësore të mefshtë të para disa ditëve me Vllazninë e Shkodrës). Në bankën e të akuzuarve janë vënë edhe sulmuesit të cilët në pjesën e dytë të takimit bënë pak, për të mos thënë aspak për të vënë në provë portierin e skuadrës së Lahtit. Tashmë, pas pesë ditësh Dinamos i nevojitet një mrekulli në "Qemal Stafa" (minimalisht 3-0) për të kaluar në turin e dytë të Ligës së Evropës. Ndërkohë kanë qarkulluar dhe jo pak zëra për ndonjë trukim të mundshëm të këtij takimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›