Nis sezoni i Koncerteve në Pallatin e Brigadave
Bashkë me institucionet e artit e kulturës nisi edhe sezoni artistik i Koncerteve të Pallatit, një tradite e krijuar një vit më parë nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, në mjediset e Pallatit te Brigadave.
Orkestra e Dhomës së solistëve të Sofies, e krijuar prej vitit 1962 ka ekzekutuar për mëse një orë një program të zgjedhur, për të ftuarit e mbrëmjes. Përveç veprave të kompozitorëve të huaj Sergei Prokofiev, Bela Bartok, Plamen Djurof, orkestra e kryeqytetit bullgar ka luajtur edhe pjesë të kompozitorëve shqiptarë si Aleksandër Peçi, nën dirigjimin e mjeshtrit Plamen Djurof, që e drejton këtë orkestër prej 21 vitesh.
Orkestra e Sofies me një popullaritet të veçantë kryeqendrat e artit e kulturës, si Francë, Gjermani, Itali, Belgjikë, ka ekzekutuar mbi 3000 koncerte në mbarë botën, duke fituar edhe admirimin e të pranishëmve në sallonin e Pallatit të Brigadave.