Interneti, Lamtumirë Ish-Jugosllavisë
Ish-Jugsllavia bëhet gjithnjë e më e largët. Faqet e interneitt që kishin prapashtesën JU, nuk ekzistojnë më që prej ditës së sotme. Ky përcaktim historik që i referohet ish-jugosllavisë do të zëvëndësohet me prapashtesën RS për Serbinë dhe ME për Malin e Zi. Vendimi i Institutit ICANN që merret me përcaktimin e emrave dhe të numrave për vendet e ndryshme të botës është i vonuar. Ish-Jugosllavia ndaloi së ekzistuari në vitin 1992 duke u shoqëruar me konflikte të përgjakshme. Deri më tani idea nacionaliste ekzistonte në internet, duke ofruar një realitet gjeopolitik jo ekzistues. Ky lajm është tepër domethenës shkruajnë BBC dhe The Guardian që shpjegojnë se 4 mijë faqe internet ish jugosllave do të shëmben me bulldozerë virtualë.