E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions, Milan- Zyrih dhe Bayern Mynih Juventus disa prej sfidave të sotme

Milan, Real Madrid, Manchester United, Bayern Mynih – Juventus. Të gjitha këto janë takimet që do të transmetohen sonte në mbrëmje në Supersport. Bayern Mynih – Juve do të jetë një ndeshje tepër e fortë e vlefshme për grupin A. Pas ngërçit të pësuar me Bolonjan skuadra italiane është kthyer në Champions League për të treguar se këtë sezon është edhe ajo mes pretendenteve. Në ekip do të rikthehen Grosso, Grygera dhe Iaquinta, ndërsa në mesfushë nuk do të jetë Diego por Poulsen. Ndërsa Bayern që po kalon një periudhë jo fort të mirë në Bundesligë do të përgjigjet me 4 sulmues. Ivica Olic në vijë të parë, ndërsa pas tij, Robben, Myler dhe Ribery. Në grupin B, Manchester Utd. Do të presë në Old Traford Volfsburgun. Kampionët e Gjermanisë janë konsideruar nga Sir Alex Ferguson si të mahnitshëm. Kjo duke patur parasysh sezonin e shkuar kur Volfsburg mundi të gjithë ekipet me të mirë të Gjermanisë. Por në këtë ndeshje është ndryshe, pasi trofeu i Champions është një ndër objektivat e sezonit për Manchesterin. Milan Zyrih do të jetë një tjetër sfidë interesante. Edhe ekipi italian vjen nga një ndeshje e vështirë në kampionat. Por Real Madrid – Marseille do të jetë takimi më i rëndësishëm i grupit C. Këtë sezon me blerjet e bëra spanjollët pretendojnë të jenë në finalen e garës që do të luhet në stadiumin e tyre. Apoel Nicosia – Chelsea dhe Porto – Atletico Madrid janë 2 ndeshjet e grupit D.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›