Rama: Më 16 tetor samiti i Berlinit në Tiranë! Scholz: Shqipëria një partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare

Samiti i Berlinit në Tiranë do të zhvillohet më 16 tetor. Kjo u bë e ditur gjatë konferencës së përbashkët të kancelarit gjerman Olaf Scholz me kryeministrin Edi Rama në Berlin.
Scholz tha se Gjermania do të vijojë të mbështesë të gjitha proceset e integrimit të Shqipërisë që tashëm është një partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare, ndërsa shtoi se ku zëri i Shqipërisë është 100 % i njëjtë me atë të BE.
Kancelari tha se Shqipëria ka bërë një rrugë të madhe përpara drejt integrimit dhe Gjermania do vijojë ta mbështesë me ndihmë konkrete në financime apo kapitale njerëzore.
“Integrimi I shpejtë I Ballkanit ka rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe duam t’i presim sa më shpejt vendet si anëtarë të BE. Përparimet e Shqipërisë janë një sinjal shumë I mirë, ku thelbi I negociatave janë sundimi I ligjit. Mediat e lira janë thelbësore për demokracinë dhe kemi nevojë për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparente. Shqipëria ka rol konstruktive në OKB si anëtar jo I përhershëm dhe mbështet vendimet e përbashkëta të BE me 100 % . Marrëdhëniet bilaterale janë të shkëlqyera. Ne jemi të gëzuar që llogarisim Shqipërinë si një partner të besueshëm në skenën ndërkombëtare. Qeveria ime është e angazhuar që Gjermania të jetë një partner I ngushtë I Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE”, tha Scholz.
Edhe kryeministri Edi Rama tha se Gjermania është një partner i ngushtë i Shqipërisë. Rama tha gjithashtu se gjatë samitit të Berlinit në Tiranë do të zhvillohet edhe një forum biznesi për të tërhequr investimet gjermane në rajon.
Në Tiranë do të çelet edhe kolegjit europian i Bruzhit në funksion të të gjithë rajonit, bëri të ditur Rama.
“Jemi mirënjohës të gjithë rajoni që këtë vit që procesi I Berlinit vjen në Tiranë dhe jam I lumtur që Tiranë është zgjedhur si vendi I zhvillimit të këtij samiti. Bashkëpunimi rajon është e vetmja rrugë që ne kemi dhe jemi me fat që Gjermani është një bashkudhëtar I vëmendshëm dhe I përfshirë drejtpërdrejtë. Biseduam edhe e për disa aspekte ekonomike dhe social në Ballkan për disa element të rëndësishëm të konvergjencës së standardeve të jetesës me BE dhe për domosdoshmërinë që BE të hedh një hap më tutje në funksion të mbështetjes së fuqizimit të mekanizmave që do e bëjnë këtë konvergjencë të realizueshme. Gjermania do të na ndihmojë në angazhimin e më shumë burimeve njerëzore në aspektin e mbështetjes. Rama dakord që samiti të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Do e shoqërojmë smatin edhe me një formon të bizneseve mes bizneseve të rajonit dhe bizneseve gjermane në Tiranë. Do të deklarojmë marrëveshjen përfundimtare për çeljen e kolegjit europian të Bruzhit në funksion të të gjithë rajonit”, tha Rama.
/rtsh.al/