E Diel, 1 Nëntor 2026

Borchardt: Kriza të zgjidhet shpejt

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt bëri thirrje përsëri dje për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet shqiptarogjerman në Durrës, ambasadori Borchardt ka kërkuar zgjidhjen e shpejtë të krizës politike në mënyrë që ajo të mos ketë pasoja për vendin. Diplomati gjerman kërkoi që Shqipëria të përqendrohet në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për integrimin duke u fokusuar fort në luftën kundër korrupsionit. Ambasadori tha se luftimi efektiv i korrupsionit dhe rritja e sigurisë në zbatimin e ligjit, janë kushte të domosdoshme që Shqipëria duhet të përmbushë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›