Topi, apel për investime nga Turqia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u ka bërë thirrje biznesmenëve nga Turqia dhe Azia që të investojnë në Shqipëri. Këtë thirrje kreu i shtetit e ka bërë dje, gjatë Samitit Ekonomik Euro-Aziatik, që do të zhvillohet në datat 5-7 maj në Stamboll.
Presidenti Topi vuri në dukje zhvillimin e konsiderueshëm ekonomik të Shqipërisë, kushtet favorizuese dhe klimën lehtësuese dhe tërheqëse që ajo ofron për investitorët e huaj, duke apeluar për një rritje e prani më të madhe të investitorëve dhe kompanive nga Turqia dhe nga të gjitha shtetet e tjera, pjesëmarrëse në Samitin XIII Euro-Aziatik në vendin tonë. Në fjalën e tij, Presidenti Topi theksoi se “ky Samit mbahet në kushtet e krijuara nga efektet e krizës financiare dhe ekonomike botërore, që ka prekur rajonet që shtrihen në lindje dhe në perëndim të detit Marmara, duke dëshmuar se në një botë që globalizohet përditë e më shumë, fatet tona janë të përbashkëta e pikërisht për këtë jo vetëm përgjegjësitë, por sidomos rrugët për të përballuar sfidat, për të parandaluar rreziqet dhe për të përmirësuar ekonomitë tona, nuk mund të jenë më individuale”.
#