E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Me qeverine nuk ka bashkepunim vetem beteje

TIRAN - Pas akuzave te Metes dhe Berishes per liderin e PS-se mbi videopergjimin
ka reaguar Edi Rama i cili i cilesoi deklaratat e tyre si nje provokim per te madh dhe te vogel. Ne nje komunikim per mediat nga selia roze kryesocialisti deklaroi se Saliu dhe Meta jo thjesht e mohuan njezeri shfaqjen e ndyre qe i nxori ashtu sic jane te zhytur bashkerisht ne llumin e hajduterise me ze dhe me figure por shkuan me tej.


Ata shkuan me tej duke e perpjekur ta budallallepsin nje popull te tere me brockulla montazhesh dhe trukimesh qe paska bere opozita kur ne fakt behet fjale per nje dokument me ze dhe me figure te publikuar nga institucioni i pavarur Fiks Fare qe ka marre dhene deri ne stacionet me te medha televizive te botes.


Te cilat nuk publikojne as montazhe as trukime se nuk jane televizioni shqiptar i Saliut as leverja numer 55 e Fariut - reagoi Rama.


Duke iu referuar deklaratave te paradites se djeshme te kryeministrit dhe zevendeskryeministrit kreu i socialisteve tha se permes saj doli ne pah sesa e kercenuar eshte shoqeria jone nga ky cift shoqerisht i rrezikshem. Neser do te jene vertet vone.


Ky bashkim ne llum qe ka lindur per te vjedhur Shqiperine pas vjedhjes se zgjedhjeve vazhdon te mendoje edhe pas asaj shfaqje te neveritshme se ky popull nuk meriton asgje me shume sesa kusare e matrapaze ne pushtet dhe genjeshtra shpifje mashtrime e balte mbi opoziten ne foltoret e qeverise - deklaroi Rama. Sipas tij sot me shume se dje doli ne pah me qarte se asnjehere per kedo se cfare respekti kane per popullin dhe per vendin qe qeverisin keta kusare e matrapaze ne krye te qeverise.


Per kryesocialistin Berisha - Meta duan jo vetem te plackitin ngjithcka por edhe te tallen pafundesisht me popullin dhe te baltosin e asgjesojne cdo burim opozitarizmi ne mes te Europes permes pushtetit te parase dhe parase se pushtetit.


Kryetari i opozites akuzoi dy zyrtaret e larte te shtetit se jane aq te zhytur ne
batakun e korrupsionit dhe te abuzimit me pushtetin e votave te vjedhura saqe Saliu nuk ndahet dot nga Meta dhe te dy bashke kane marre persiper ta genjejne kete here
popullin fare sy me sy.


Sipas tij keta lloj matrapazesh me bllok ne dore qe lyejne
gishtin me peshtyme kur kthejne faqen u perkasin koheve te xhelepit turk kurse ne
Shqiperi jane kthyer ne mode ne administrate dhe kane arritur madje te ngjisin ne
majen e pushtetit nje zevendes kryeminister sepse ne Shqiperi nuk votohet e per kete
arsye populli percmohet.


Saliu dhe Meta duhet te largohen nje ore e me pare. Me kete
qeveri te kriminalizuar deri ne piken qe te mohoje sy per sy dhe jo perpara pak por
perpara gjithe popullit nje shfaqje tronditese si ajo qe pa Shqiperia e mbare bota e
te sulmoje opoziten e mediat e pavarura si te lidhur me krimin nuk ka bashkepunim
po vetem beteje qytetare beteje shoqerore beteje popullore per liri e te drejta qe ky
vend smund ti lejoje te mbyten ne llumin e bashkimit te Saliut me Meten - deklaroi
kryetari i Partise Socialiste Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›