Grabiten tregtaret kapen 3 te dyshuar
TIRANE- Tre persona te dyshuar si autore te grabitjes se dy vellezerve tregtare
ne fshatin Babrru te Komunes se Paskuqanit u arrestuan nga policia dy dite pas
grabitjes se kryer ne afersi te banese se dy vellezerve Burgu.
Lajmi u be i ditur nga
Drejtoria e Policise se Tiranes dje ne mesdite nepermjet nje deklarate shtypi
sipas se ciles te arrestuarve iu jane gjetur ne banese fisheke dhe arme zjarri pushke
karabine si dhe nje sasi te konsiderueshme fishekesh.
Agustin Nasufi 19 vjec kusheriri
tij Agim Nasufi 18 vjec si dhe Arben Gjonkola 21 vjec te tre banues ne Babrru
u arrestuan nga zyra e hetimit te Grabitjeve me Arme e vjedhjes me dhune. Sipas
policise dy kusherinjte dhe personi tjeter shok me ta dyshohet se te henen me 11
janar ne mbremje rreth ores 1930 kane grabitur me arme dy vellezer tregtare ne
zonen Babrruse.
Adriatik dhe Ardian Burgu perkatesisht 18 dhe 32 vjec u sulmuan nga tre persona me arme ne zonen e quajtur Kodra e Kuqe ne Babrru prane vendit ku ajo ndahet me Zall Herrin ne nje zone ku jane vendosur antentat e telefonise se levizshme.
Sipas burimeve te policise vellezerit Burgu kishin me vete nje shume prej 60 mije
lekesh te reja me vete te cilat mesohet se i kishin xhiro ditore te punes se tyre ne
dyqanet qe kishin ne pronesi.
Kur po ktheheshin ne banese tre personat iu
bllokuan rrugen dy vellezerve dhe nen kercenimin e dy pushkeve dhe nje automatiku
iu moren atyre shumen prej rreth 60 mije lekesh te reja qe kishin me vete. Pas
krimit personat u larguan nga vendi i ngjarjes ndersa vellezerit lajmeruan policine
e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes.
Mbremjen e ngjarjes efektivet blu te komisariatit te Kamzes dhe te Drejtorise se
Tiranes shoqeruan rreth 12 persona te njohur ne zone si elemente me tendenca
kriminale. Te gjithe u moren ne pyetje dhe me ta u punua me metoda te ndryshme per
te zbardhur rrethanat e ngjarjes nese ata kishin dijeni.
Nga pyetja dhe ripyetja e tyre
doli se disa nga te shoqeruarit permendnin rrethanat e nje ngjarjeje dhe pikerisht ate te
grabitjes se dy vellezerve.
Pas marrjes se deklarimeve policia ka kryer disa kontrolle
dhe ne banesen e dy vellezerve gjeti pushke dhe fisheke ne banesen e Agustin Nasufit
policia gjeti nje pushke model 56 si dhe 336 cope fisheke dhe nje qese e zeze ne
formen e kapucit sende te cilat kane sherbyer per te realizuar vjedhjen.