E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Më shumë vota për PS, më e sigurt fitorja Qamil Xhani



Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar gjate nje takimi me emigrantet shqiptare ne Austri, se opozita shqiptare ka nje plan konkret per zgjidhjen e ceshtjes se prones. I pranishem ne debatin "EU-Between Me and You", qe u zhvillua mbremjen e te premtes ne Vjene, kreu i selise roze ka prezantuar librin "Kurban", si dhe u eshte pergjigjur pyetjeve te publikut ne lidhje me zhvillimet ne Shqiperi. Kreu i selise roze ka theksuar se ne programin per nje Rilindje Shqiptare, per Partine Socialiste nuk ka ish pronare, por vetem pronare. "Ne jemi shprehur shume qarte per zgjidhjen e problemit te prones duke filluar qe nga fakti se ne nuk konsiderojme "ish pronare" por pronare. Vete koncepti ish pronare eshte nje koncept i cili per ne i takon te shkuares. Ne jemi angazhuar solemnisht per zgjidhjen e problemit te prones, sepse problemi i prones dhe zgjidhja e tij nuk eshte as e majte as e djathte, por eshte nje ceshtje qe lidhet me drejtesine mbi te cilen duhet te ngrihet e gjithe bashkejetesa shoqerore", ka deklaruar kreu i selise roze. Rama ka theksuar se ceshtja e pronave eshte e lidhur ngushtesisht me sistemin e drejtesise dhe vendimmarrjen e institucioneve. Ai shtoi se Partia Socialiste do te garantoje pavaresi te institucioneve dhe drejtesi per njerezit e zakonshem. Gjate takimit, Rama u eshte pergjigjur dhe pyetjeve per hetimin e ngjarjes se 21 janarit. Rama ka akuzuar mazhorances per presion ndaj Prokurorise se Pergjithshme ne lidhje me hetimin e kesaj ceshtje. Sipas tij, drejtuesit e mazhorances po pengojne hetimin duke bere presione ndaj Prokurorise "dhe personalisht Prokurores se Pergjithshme". Rama theksoi se Partia Socialiste eshte e angazhuar qe te drejtesia te jete e pavarur. "Ajo qe ne angazhohemi eshte te krijojme te gjitha kushtet qe drejtesia te jete realisht e pavarur, qe prokuroria te jete realisht e pavarur, dhe qe i gjithe sistemi gjyqesor te kete mundesi te beje punen e tij", tha Rama. perpara emigranteve qe jetojne ne Austri, Rama ka folur gjeresisht per programin e Partise Socialiste. Ai u shpreh se programi eshte per funksionimin e shtetit dhe per njerezit e njerezit e zakonshem. "Padyshim, qe ne do te jemi ne krahun e njerezve te zakonshem dhe do te bejme cmos per te qene te drejte, ne radhe te pare duke qeverisur ne menyre te drejte, duke mos e perdorur fuqine e pushtetit per te bere padrejtesia, per te tjetersuar pasuri kombetare ne funksion te njerezve te qeverise apo te klienteve te qeverise, per te tjetersuar prona qe i takojne qytetareve ne funksion te ortakeve ne biznes te pushtetareve, per te trajtuar qeverine si nje prone dhe si nje oborr ku cdo gje eshte e mundur, por per shqiptaret jashte oborrit cdo gje eshte e pamundur, ky eshte vizioni im", tha kreu i PS, Edi Rama.

"Emigrantet te kontribuojne per nje vend me te mire"

Ne takimin e zhvilluar ne Vjene me emigrantet shqiptare, kreu i PS-se, Edi Rama u ka bere apel qe te vijne ne votojne ne zgjedhjet e ardhshme, duke dhene ne kete menyre nje kontribut per zhvillimin e vendit. Ai ka vleresuar sakrificat e emigranteve, duke theksuar se vec te ardhurave, ata kane sjelle ne Shqiperi dhe mundesine per nje jete normale te te afermeve te tyre. "Me punen tuaj nga nje ane shkollohen te reja dhe te rinj ne kushte optimale dhe nga ana tjeter jeton normalisht, ne kushtet e mbijeteses, vete Shqiperia. Pa ndihmen e shqiptareve jashte Shqiperise Shqiperia nuk do mund t'i mbijetonte keqqeverisjes duke filluar nga kuptimi fare i thjeshte i ekonomise se perditshme", tha kreu i PS-se, Edi Rama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›