Berisha Energjia dhe siguria objektiv i qeverise shqiptare
"Roli i Gjermanisë në Evropë e në botë", si dhe "Energjia, burimet dhe ambienti: si Parametra për një siguri të re" ishin temat e para te trajtuara në konferencën e 48-të të Sigurisë që po mbahet në Mynih me pjesëmarrjen e delegacioneve te 70 shteteve të planetit, ndër të cilët dhe kryeministri i Shqipërisë dhe presidentja e Kosoves. Per kryeministrin Berisha tema e energjise dhe sigurise paraqet interes të veçantë për vendin tonë, pasi përkon me objektivat kryesore të qeverisë shqiptare për zhvillimin e vendit, ndërsa vëmendja është përqendruar që gazësjellësit e Detit Kaspik për në Europë të kalojnë përmes territorit shqiptar.
“Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha, por është një vend gjithashtu, të cilën duhet se do të kalojnë dhe gazsjellës të mëdhenj, që do të sjellin gazin Kaspik drejt Evropës. Ndaj dhe e konsiderova shumë të rëndësishme këtë seancë. Bisedova me faktorë kryesore siç është presidenti Azerbajxhanit, ku unë së shpejti do të kem një vizitë zyrtare në këtë vend mik, por dhe me faktorë dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm në fushën e energjisë”- u shpreh kryeministri Berisha
Ne një sërë takimesh kryeministri promovoi potencialet e Shqipërsisë për energjiën e rinovueshme, duke paraqitur tek kompanitë e huaja, larminë e mundësive për investim dhe terrenin e favprshëm fiskal për suksesin e tyre.
“Shqipëria dihet që është një vend me potenciale serioze në energjinë e rinovueshme dhe unë do t’ju them se një nga qëllimet më kryesore të miat është të takoj përfaqësues të biznesit të interesuar për investime në energjinë ujore, të erës, gjeotermike dhe të diellit, në një vend që i ofron të gjitha këto në sasira të konsiderueshme. Kam takuar sot pasdite biznesmene që janë në Londër dhe vende të tjerë, të cilët po tregojnë interes të madh për burimet e energjetike të Shqipërisë”-theksoi Berisha
Australia gjithashtu paraqiti interes për thellimin e bashkëpunimit me vendin tonë, për çka do të krijohet dhe korniza e duhur ligjore. Ministri i jashtëm i saj Kevin Rud do të vizitojë muajt e ardhshëm Shqipërinë me një përfaqësuesi të kompanive australiane të interesuara për të investuar në Shqipëri. Rud theksoi se Australia, si një vend mik, ofron një pikë të rëndësishme mbështetje në lidhje me vendet në zhvillim të shpejtë në Azi. Kryeministri Berisha e njohu me zhvillimet politike dhe reformat ekonomike e fiskale që Shqipërinë po e mbajnë larg recesionit, mëgjithë presionin e krizës në eurozonë
“ Diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet bilateral dhe ramë dakord që të punojmë për shtrirjen e tyre në të gjitha fushat. Ministri i Jashtëm i Australisë do të vizitojë në një kohë të afërt Shqipërinë në një vizitë historike për një ministër të jashtëm të një vendi mik, e cila do të jetë një nxitje e madhe për marrëdhëniet bilaterale që ka Shqipëria me këtë vend mik”-tha Berisha
Konferenca e Sigurisë e Mynihut, e themeluar në vitin 1962, ka një traditë të gjatë në diskutimin e politikave të sigurisë dhe është kthyer në evenimentin më të madh botëror në këtë fushë. Konferenca e Sigurisë e Mynihut drejtohet nga diplomati gjerman Ëolfgang Ischinger, i cili ndër të tjera ka qenë përfaqësues i Bashkimit Evropian në trojkën për statusin e Kosovës, para shpalljes së pavarësisë së saj.