Meta: Rama të ballafaqohet publikisht me mua
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i ka bërë ftesë publike kreut të PS-së Rama që të ballafaqohet me të para mediave në lidhje me atë që ai e cilëson vdekja e drejtësisë. Në një konferencë për shtyp, kreu i LSI-së Meta ka theksuar se e fton Ramën që të paraqesë prova dhe fakte kundër tij.
“Nëse Edi do transparencë, të ballafaqohet përpara ndërkombëtarëve në lidhje me atë që e cilëson vdekja e drejtësisë dhe presioneve që i bëhen gjyqësorit. E ftoj që nga sot në të dalim para shqiptarëve dhe ai le të ketë orë në dispozicion për të dhënë prova, video, letra, dokumenta për kapjen që mund ti jetë bërë gjykatës nga qeveria, nga kryeministri dhe nga Ilir Meta” ka theksuar Meta.
vijon..