E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Meta, leri lojerat

"Partia Socialiste nuk mund te vihet ne diktatin e askujt!". Ky ka qene mesazhi i percjelle dje nga kryetari i selise roze, Edi Rama, duke mos toleruar ne kete menyre asnje lloj presioni te ardhur se fundmi nga partite e spektrit te majte, lidhur me reformen zgjedhore. Perkundrazi, kreu socialist, Rama, rikonfirmoi dhe njehere tjeter gatishmerine e PS-se per te bashkepunuar, me qellim hartimin e nje reforme zgjedhore, duke kapercyer ne kete menyre, sipas tij, interesat e pjesshme dhe duke i dhene fund sistemit te kalbur politik te ketyre 17 viteve. Keshtu, ne nje komunikim me mediat, kreu Rama, duke bere me dije pozicionin e PS-se, sa i takon kesaj ceshtjeje, u shpreh se "ne jemi te vendosur, qe ne kete proces, jo vetem te qendrojme mbi interesat e pjesshme, jo vetem te ngrihemi mbi ate qe mund te jete nje llogari e thjeshte partiake, por, njekohesisht, te komunikojme drejtperdrejt me shqiptaret dhe shqiptaret, pa rene ne batakun e politikes se vjeter, te diversioneve, te akuzave, shpifjes dhe perbaltjes reciproke".
Rama, edhe pse ne kete deklarate te tij drejtoi nje ftese per bashkepunim, nuk vonoi te shprehe qarte se nuk do te ecet me me te njejten menyre sic eshte vepruar deri me tani. "PS nuk mund te vihet nen diktatin e askujt, sepse eshte partia me e madhe sot ne Shqiperi, perfaqeson shumicen e shqiptareve dhe shqiptareve dhe mbron interesat e vendit ne nje proces historik. Ne nuk mund te luajme me historine, sic ka luajtur politika e vjeter per 17 vjet me radhe", theksoi Rama, lidhur me kete ceshtje. Madje, pikerisht per kete arsye, Rama i meshoi me force faktit se reforma zgjedhore duhet dhe do te garantoje zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, per t'i dhene fund trafikimit te votave, te mandateve, te deputeteve dhe te vete partive.
Kreu i PS-se, Rama, vuri ne dukje faktin se "nuk mund te kete zgjedhje pa karta identiteti dhe me te ashtuquajtura listat e hapura, sepse jane te qarta konsekuencat dramatike te ketyre te ashtuquajtura lista te hapura ne te gjitha proceset e meparshme zgjedhore, sic eshte i qarte edhe rekomandimi i ODIHR-it". Sipas tij, reforma zgjedhore kapercen pragjet e koalicioneve ekzistuese dhe lidhet me fatin e procesit te integrimit dhe fteses qe pritet per ne NATO. E nderkohe, kreu socialist, Rama, nuk vonoi t'i bente dhe nje tjeter ftese te vecante kryetarit te LSI-se, Ilir Meta. "Miku yne duhet ta kuptoje se eshte koha per bashkim dhe jo per llogaritje te vogla partiake", cilesoi Rama, lidhur me kete ceshtje.
Rama-Metes
"Une uroj cdo dite, qe miku yne dhe miku im, Ilir Meta, ta kuptoje se nuk eshte koha e ndarjeve te vjetra, por e nje bashkimi te ri, se nuk eshte koha e llogarive te vogla partiake, por eshte koha e venies te interesave te vendit mbi interesat e vogla partiake, se nuk eshte koha e kthimit ne lojen e vjeter te akuzave reciproke dhe te perballjeve, qe nuk kane asgje te perbashket me hallet, problemet, nevojat, aspiratat e shqiptareve, por eshte koha pikerisht per t'u marre me keto halle"
Fund trafikimit
"Jemi te vendosur per te qene te hapur te dialogojme me te gjithe, te vendosur per te mos bere kompromise mbi ato qe gjykojme se jane parime themelore te reformes zgjedhore, bazuar ne analizen e 17 viteve te trafikimit te votes, trafikimit te mandateve, trafikimit te deputeteve dhe te trafikimit te vete partive. Nje reforme prek drejtperdrejt interesat e politikaneve, e partive politike, prek drejtperdrejt nje status quo, kercenon sot nje sistem politik te kalbur prej 17 vjetesh"
Kartat
"Nuk mund te kete zgjedhje pa karta identiteti, pa lista votuesish qe burojne nga regjistri kombetar i zgjedhesve, nuk mund te kete me zgjedhje me fletet e dushkut, me te ashtuquajtura listat e hapura, sepse jane te qarta konsekuencat dramatike te ketyre te ashtuquajtura lista te hapura ne te gjitha proceset e meparshme zgjedhore, sic eshte i qarte edhe rekomandimi i ODIHR-it, por edhe vizioni yne per ta thjeshtuar sistemin zgjedhor te votimit dhe te numerimit"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›