E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laze, super-premio ne ndeshjen me Shkumbinin

Fatos Salliu
Presidenti i KF Elbasanit ka zhvilluar nje takim me futbolliste dhe stafin teknik dhe ka bere te njohur vendimin e tij ne ndeshjen me Shkumbinin. Ai ka premtuar super-premio, por nga ana tjeter ka kercenuar se do te ndeshkoje me gjoba te renda ekipin ne rast skualifikimi. Lojtaret kane premtuar se do te japin maksimumin. "Koha Jone" realizoi nje interviste me presidentin Arben Laze, ne prag te ndeshjes me Shkumbinin.
Z.Laze, duhet te mendojme se te sosi durimi?
Nuk me ka sosur durimi. Kryesore eshte qe ne do te kualifikohemi neser. I kemi te gjitha mundesite. Ekipi eshte optimist. Po keshtu edhe tifozeria. Besoj se i kemi te gjitha mundesite. Ne radhe te pare u bej thirrje tifozeve qe te mbeshtesin ekipin, te tregojne kulture dhe mikpritje, sic e kemi zakon. Me pas vjen kualifikimi.
Keni kercenuar me shkrirje te ekipit dhe stafit teknik ne rast mos kualifikimi. Eshte e vertete?
Per ne, kjo eshte ndeshje shume e rendesishme, pasi ne kemi synim fitimin e Kupes se Republikes. E para, une i kam premtuar super-premio ekipit. Por, ashtu sic i kam premtuar, ashtu edhe i kerkoj qe ne rast mos kualifikimi te me kthejne demshperblimin. Gjate ketyre kater vjeteve qe jam president i Elbasanit, nuk kam vene gjoba. Por kete radhe besoj se do ta ve dhe do ta mbaj premtimin tim. Ndoshta, ndoshta mund te jete pak ekstreme, por kam nje ekip te rinjsh ne vend te pare te drejtuar nga Muharrem Dosti, me te cilet ndjehem shume krenar. Ndaj, nuk eshte cudi qe ta zevendesoj ekipin e te rriturve me ekipin e te rinjve dhe te perballoj Kupen dhe Kampionatin.
Po i kushtoni teper rendesi Kupes. I keni humbur shpresat per kampionatin?
Nuk diskutohet kampionati. Ai eshte objektiv kryesor. Kemi bere blerje cilesore. Megjithate, futbolli nganjehere do edhe pak shans.
Si e konsideroni ekipin e Peqinit dhe tifozerine e tij?
Ne e vleresojme Shkumbinin. Eshte ekip i forte i kampionatit. Kryesore eshte se ne do ta presim kete ekip si miq. Me pas do t'ia leme fushes.
Kishit nje takim me lojtaret, cfare ju premtuan?
Me sa pashe, lojtaret jane shume te motivuar. Ata jane optimiste dhe mbi te gjitha jane te bashkuar per fitoren. Por e theksoj gjithcka ja kemi lene fushes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›