Meta: Rama, eja ne koalicion tim
Denis Dedej
Nuk ka zgjatur me teper se tete ore heshtja e kreut te LSI, Ilir Meta, ndaj deklaratave te kryetarit socialist, Rama. Ne emisionin "Studio e Hapur", ne TV Alsat, kryetari i partise se dyte opozitare ka leshuar "silura" ne drejtim te kryetarit socialist, duke zbardhur ndoshta per here te pare dhe detaje te mbajtura fshehte deri me tani. Per me teper, Meta e ka ftuar Ramen ne koalicionin e tij "E majta per Integrim", e ka ftuar ne nje debat televiziv, ne te kundert me te do te takohet ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Duke mohuar faktin se nuk do te sherbeje per humbjen e se majtes ne keto zgjedhje, per arsyen e vetme se ka bindjen e patundur qe LSI do te jete parti e pare politike pas tyre, Meta eshte shprehur se nuk ka asnje tolerim ndaj paktit PD-PS per reformen zgjedhore. E cila, sipas tij, eshte teresisht ne kurriz te partive te tjera, per vete sistemin qe tenton te aplikoje, sistem proporcional rajonal me lista te mbyllura, por qe ne rast se nuk arrin ta bllokoje kete masaker elektorale sipas tij, ai nuk ka ndermend qe te bojkotoje zgjedhjet. Ai ka shigjetuar dhe Gjinushin, teksa eshte shprehur se ai kerkon nje vend ne PS, nderkohe qe ka mbyllur deren per deputetet perkrahes te Nanos qe votuan Topin. Por njeheresh ka mohuar tani per tani ambicien per Kryeminister, nje element i nxjerre nga ana e Rames permes njerezve te tij.
Duke shpjeguar arsyet se perse eshte larguar nga koalicioni i majte me Ramen, kreu i LSI, Meta, ngarkon me faj vetem kete te fundit, i cili, sipas tij, ka hyre ne marreveshje me Berishen. Duke i besuar me shume atij qe e kishte me teper frike per vjedhjen e votave dhe duke lene menjane aleatet. "Nuk eshte ikje e Ilir Metes, eshte nje konfirmim publik, nje gje qe nuk ka ekzistuar prej kohesh, koalicioni "Bashke per te ardhmen", eshte nje arratisje e kreut te PS-se nga ai koalicion", ka qene deklarata e djeshme e Metes. Per te cilin problemet e koalicionit jane te vjetra. "Tryeza ka pushuar se funksionuar qe nga shkarkimi i padrejte i Sollakut, qe atehere ne duhet te ishim bllok per nje qendrim", akuzon Meta, teksa ka permendur friken e Rames nga nje hetim i mundshem. Duke shpjeguar se perse eshte kunder sistemit te propozuar nga dy partite e medha, Meta shprehet se ai duhet te aplikohet vetem ne rastin e nje ndarjeje te re zonash elektorale. Ai eshte shprehur se nuk ka asgje me Ramen. Por ka nenvizuar se eshte ulur me te si kryetar i PS dhe ka bashkepunuar me te si kryetar i PS, por perderisa ai mban kete qendrim, eshte i detyruar t'i beje te ditur opinionit publik te verteten per mosfunksionimin e koalicionit te majte.
Duke iu pergjigjur akuzave te Rames, ai eshte shprehur se interesat e vendit i ka vene gjithmone ne plan te pare. "Mendoj se kryetari i Partise Socialiste duhet te jete me i kujdesshem per cka merr persiper, duke shprehur dicka te re dhe te panjohur deri tani, se PD dhe PS, jane dy boshtet e politikes dhe gjithcka do te rrotullohet rreth tyre", tha Meta, duke deklaruar se PD dhe PS ka qene boshti i se keqes. Por, nga ana tjeter, Meta nuk ka kaluar pa i permendur Rames friken qe kishte ne zgjedhjet e shkurtit 2007 se mos Berisha i vidhte votat, teksa gati e kaloi vendin dhe ne krize zgjedhore, duke e vene ne veshtiresi me nderkombetaret. Meta ka nenvizuar faktin se ne nje moment ai i ka thene Rames: "Hajde te kandidoj une per bashkine e Tiranes, ti shko kandido ne Skrapar dhe hyr ne Kuvend". Nje detaj i permendur per here te pare ky. "Une ne nje pakt me Berishen kunder do te thosha aleateve dhe kunder Metes, nuk e kam pritur, une kam insistuar qe Rama te takohet me Berishen per probleme te ndryshme, mendoj qe ka kaluar pertej te gjitha parashikimeve", tha Meta.
Pergjigjja
"Une interesat e vendit i kam vene gjithmone ne plan te pare. Edhe kjo sfide qe ne kemi bere publike eshte nje detyrim qe ndjej ndaj vendit. Mendoj se kryetari i Partise Socialiste duhet te jete me i kujdesshem per cka merr persiper, duke shprehur dicka te re dhe te panjohur deri tani, se PD dhe PS, jane dy boshtet e politikes dhe gjithcka do te rrotullohet rreth tyre".
Ftesa
"Ne nuk pranojme me zgjedhje te PD dhe PS. Ne do te takohemi ne zgjedhje me te gjithe ata qe na ndajne me shume ceshtje politike, te cilet bejne sikur jane te majte, por po e njollosin te majten dhe opoziten, dhe qe per interesa afatshkurtra bejne pakte. Nese ai reflekton dhe vjen te ky koalicion i ri dhe heq dore nga keto komplote. Padyshim qe ne kemi vetem nje alternative".
Kryeministri
"Ne nuk kemi rezerva ndaj deputeteve, pervec atyre qe kane votuar per zotin Topi.
Ne nuk perjashtojme njeri. Ndersa per Kryeministrin, nuk e di qe te jete bere ndonjehere bisede per kete ceshtje, as midis meje edhe zotit Rama, as midis meje dhe PS. Kjo eshte nje ceshtje e provokuar nga Partia Socialiste, kjo eshte nje ceshtje e parakohshme dhe kemi probleme me te medha perpara".