E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhen sot takimet e kthimit te turit te dyte

Sot luhen ndeshjet e kthimit te turit te dyte te Kupes se Shqiperise. Disa prej skuadrave pretendente per trofeun duhet patjeter te kthejne rezultatin e takimit te pare. Me shume ne veshtiresi duken Partizani e Elbasani, te cilet duhet te permbysin humbjet 1-0 dhe 2-0 respektivisht ndaj Skenderbeut dhe Shkumbinit. Te kuqte jane paska me te shperqendruar sepse e kane mendjen te derbi kunder Tiranes, diten e shtune dhe Kupa duket se ka dale paksa jashte orbite, pavaresisht se nga kampi i kuq deklarohet qe ky trofe eshte ne listen e gjerave qe duhen bere. Tiranes i mjafton nje gol i vetem, ose nje barazim pa gola, per te kaluar Lacin. Me e lehte duket per Vllaznine e Dinamon, qe kane fituar ne transferte me te njejtin rezultat 1-0. Emocionuese paraqiten perballjet Kastrioti-Flamurtari, Besa-Luftetari dhe Teuta-Turbina. Ne tre ndeshjet e para, ciftet kane barazuar dhe takimet e kthimit priten te jene vertet emocionuese. Teuta ka barazuar 0-0 ne "Nexhip Trungu" te Cerrikut ndaj do te kerkoje te fitoje sepse barazimi e nxjerr jashte loje. Beses, ashtu sikurse Teutes, i duhet te nenshtroje nje element te kategorise se pare, sikurse edhe Tirana. Perballja mes Kastriotit e Flamurtarit, sikurse edhe takimi i vlefshem per kampionat, paraqitet mjaft interesant sepse dy skuadrat kane dhuruar emocione ne sfidat mes tyre.

Tirana-Laci 14:00 Tirane
Gjyqtare: E.Dobi, Elezi-Miho
Teuta-Turbina 14:00 Durres
Gjyqtare: B.Pashaj, Doda-Maloku
Vllaznia-Beselidhja 14:00 Shkoder
Gjyqtare: E.Sino, Qirici-Shkembi
Partizani-Skenderbeu 14:00 Tirane
Gjyqtare: Sh.Guce, Bicaku-Koka
Dinamo-Apolonia 14:00 Tirane
Gjyqtare: A.Lulaj, Koreshi-Bejtja
Besa-Luftetari 14:00 Kavaje
Gjyqtare: B.Breshani, Salaj-Dervishi
Elbasani-Shkumbini 14:00 Elbasan
Gjyqtare: S.Cekaj, A.Guce-Pjetrushi
Kastrioti-Flamurtari 14:00 Shijak
Gjyqtare: S.Velcani, Mali-Lamce

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›