Ujka: "S'kam informacion"
Kreu i Grupit parlamentar te Partise Demokristiane, Pashk Ujka, deklaroi dje se ai nuk kishte informacion ne lidhje me kalimin e deputetit te majte Hamit Kosta ne PDK. Keshtu, ne nje prononcim per "Koha Jone", Ujka u shpreh se kreu i kesaj partie Nard Ndoka nuk ishte konsultuar me te per vendimin e marre per pranimin e deputetit Kosta ne parti. Pak dite me pare, kreu i Grupit parlamentar te PDK-se, Ujka, ka theksuar se ne rast se ne grupin demokristian do te vinin deputetet e perjashtuar nga PS, atehere ai do te rishikonte qendrimin e tij ne kete grup. Me ardhjen e deputetit te perjashtuar nga PS, Hamit Kosta, ne PDK, numri i deputeteve qe ka kjo parti kap numrin dhjete. F.M