Ndoka-Berishes: Qeverisja, s'respektuat marreveshjen
Ndoka ben presion ndaj Kryeministrit Berisha per me shume vende ne qeveri dhe ne nivelet e dyta te saj. Partia Demokristiane akuzoi dje Partine Demokratike se nuk po zbatonte marreveshjen e lidhur mes ketyre dy partive per qeverisje. Keshtu, kreu i PDK-se, Nard Ndoka, deklaroi se PD nuk ka qene korrekte ne marreveshjen e lidhur fillimisht me demokristianet. Sipas tij, PDK i kerkon PD-se qe ta realizoje kete marreveshje ne menyre te plote, si ne qender ashtu edhe ne baze. "Ne kemi nje marreveshje qeverisjeje me Partine Demokratike dhe kjo marreveshje ende nuk eshte realizuar e plote. Ne kerkojme realizimin e saj me 100 per qind", theksoi Ndoka, gjate nje konference per shtyp. Pak jave me pare, ne nje prononcim per "Koha Jone", kreu i demokristianeve ka theksuar se me zgjerimin e Grupit parlamentar demokristian, ai do te kerkoje qe PDK te perfaqesohet ne qeveri me dy ministra. ----Diten e djeshme, kreu i PDK-se, Nard Ndoka, e beri gjate prezantimit te kalimit te deputetit te majte, Hamit Kosta ne Grupin parlamentar te PDK-se----. Sipas Ndokes, Kosta ishte i mirepritur mes demokristianeve dhe se ai nuk do te gjente asnje paragjykim mbi pjesemarrjen e tij ne kete parti. Ne konferencen per shtyp, Ndoka theksoi se PDK ishte e hapur edhe per deputetet e tjere, te cilet nuk benin pjese ne grupe parlamentare, ose nuk ishin te kenaqur brenda atyre grupeve qe gjendeshin aktualisht. Nga ana e tij, deputeti Hamit Kosta theksoi se ishte bere pjese e PDK-se, pasi vleresonte se kjo parti ishte e hapur per mendimin ndryshe. F. Mejdini